KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti dhe Vitia vizitojnë Onkologjinë, përurojnë akseleratorin e dytë për ndihmë ndaj pacientëve
Shëndetësi

Kurti dhe Vitia vizitojnë Onkologjinë, përurojnë akseleratorin e dytë për ndihmë ndaj pacientëve

Kosova News
Kosova News 12:47 -11/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti teksa ishte për vizitë në klinikën e Onkologjisë së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtorin e kësaj klinike, Ilir Kurtishi kanë përuruar vënien në funksion të akseleratorit të dytë për të ndihmuar pacientët të kenë shërbime më të shpejta e më kualitative.

Para gazetarëve, shefi i ekzekutivit ka thënë se ky investim është i teknologjisë më moderne, që në kuadër të radioterapisë bën rrezatimin me rreze jonizuese dhe siç thotë ai i përshtatet sipërfaqes së tumorit në mënyrë që të mos bëjë dëmtime anësore.

“Jam këtu bashkë me Vitinë, me drejtorin e Institutit të Onkologjisë, drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, erdhëm që të bëjmë përurimin e akseleratorit të dytë i cili është i teknologjisë më moderne, në kuadër të radioterapisë bën rrezatimin me rreze jonizuese. Ajo që është e re është fakti se kjo teknologji e fundit i përshtatet sipërfaqes së tumorit dhe në këtë mënyrë arrin të mos bëjë dëmtime anësore”, ka thënë Kurti.

Ai ka falënderuar personelin mjekësor për përkushtimin e tyre ndaj pacientëve, duke thënë se tashmë koha e pritjes për pacientë me këtë investim do të bie në zero nga 6-8 javë që ka qenë më herët.

“Ne do të vazhdojmë që të mbështesim personelin tonë shëndetësor i cili punon me përkushtim maksimal, përgjegjësi për të gjithë pacientët që vijnë këtu. Përkushtimi jonë për shëndetësi që është shprehur me buxhetin 2023 është duke vazhduar me kësi lloj investimesh. Vizita jonë është vizitë për ti përgëzuar, mirënjohjen dhe falënderimin tonë për mjekët. Do të vazhdojmë me investime. Për gjashtë muaj ka qenë plani, është bërë për tre muaj e nëntë ditë”, ka vijuar Kurti.

Po ashtu edhe ministri i  Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se me anë të këtij investimi lista e pritjes nuk do të ekzistojë më sikurse më herët.

“Ashtu siç tha kryeministri, përuruam akseleratorin e ri, i cili tani e tutje do u shërbejë gjithë pacientëve. Lista e pritjes që ka ekzistuar cdo herë, deri në fund të këtij viti do të bëhet zero. Në Klinikën e Onkologjisë do investohen disa milionë euro, do ketë zgjerim të kapaciteteve”, ka thënë Vitia.

Ndërsa, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi ka thënë se me anë të këtij akseleratori për herë të parë do të përdoret teknikë e re e rrezatimit, e cila bëhet për forma të veçanta të tumorit.

“E falënderoj kryeministrin dhe ministrin që na kanë dhënë ndihmë dhe janë angazhuar për përmirësimin e kushteve, me aparaturën e re pacientët do të kenë kujdes më meritor e më modern. Për herë të parë do të përdorim, teknikë të re të rrezatimit, që bëhet për forma të veçanta të tumorit. Nga viti tjetër këtë shërbim do ta marrin në Kosovë s’kanë nevojë të dalin jashtë vendit. Me instalimin e aparaturës së re, nevojat për dalje jashtë Kosovë do jenë minimale apo zero”, ka thënë Kurtishi.

Ndryshe, më 11 korrik, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Klinika e Onkologjisë është bërë me një investim të ri në vlerë me mbi 1 milion euro.

Investimet e reja, kryeministri Kurti dhe ministri Vitia pritet të vizitojnë klinikën e Onkologjisë në QKUK

Gjithashtu lexoni:

‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës

AAK në Gjakovë, emra të njohur nga PSHDK i bashkohen Ardian Gjinit

Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati

Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër

“S’ka pajtim për dy palë zgjedhje”, Jashari: Kriza mund të zgjasë deri në mars të vitit 2026

Kosova News 11/08/2023 11/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

CNN: Trump në prag të bombardimit të Iranit – synon të shmangë shpërthimin e një lufte të madhe
02:02 -19/06/2025
Putin thotë se Irani nuk ka kërkuar ndihmë nshtarake nga Rusia
01:35 -19/06/2025
WSJ: Trump Miratoi Planin për Bombardimin e Iranit
01:10 -19/06/2025
Netanyahu i ankohet Trumpit: Izraeli po vuan “shumë humbje, humbje të dhimbshme” nga sulmet iraniane
00:12 -19/06/2025
‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës
23:53 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?