KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti dhe Nagavci vizituan rektoratin e UP-së
Politikë

Kurti dhe Nagavci vizituan rektoratin e UP-së

Kosova News
Kosova News 19:26 -02/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi rektoratin e Universitet të Prishtinës “Hasan Prishtina” ku u pritën dhe u takuan me rektorin Qerim Qerimin dhe menaxhmetin e Universitetit.

Kurti dhe Nagavci u njoftuan për punën dhe sfidat e këtij institucioni dhe i njoftuan menaxhmentin e tij për punën dhe veprimet e ndërmarra deri tani me qëllim përmirësimin e arsimit të lartë, transmeton Klan Kosova.

Theks iu dha Projektligjit për Arsimin e Lartë që tashmë është miratuar në Qeveri dhe avancimeve që ai parasheh në sigurimin e integritetit akademik.

Në takim u diskutua edhe për suksesin e shënuar sa i përket numrin të citimeve sipas platformës Cybermetrics Lab, procesin e digjitalizimit të shërbimeve dhe proceseve administrative dhe përfaqësimin e grave në fushat STEM.

Sipas matjeve të fundit Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka regjistruar një total prej 56518 citimesh në “Google Scholar Citations” që shënon rritje prej 12288 citimesh nga publikimi i fundit i bërë në korrik të vitit të kaluar.

“Universiteti i Prishtinës vazhdon të prijë si universiteti me rangim më të lartë në rajonin shqipfolës”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.

Sa i përket digjitalizimit, Rektori Qerimi u shpreh se ai dhe menaxhmeti janë të orientuar kah digjitalizimi i proceseve administrative të Universitetit. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti theksoi se transformimi digjital i sjellë dobi ekonomisë dhe administratës dhe se digjitalizimi i proceseve administrative garanton llogaridhënie, cilësi në shërbime dhe transparencë.

Sipas menaxhmentit, viteve të fundit është shënuar rritje e përfaqësimit të grave në fushat STEM dhe se bursat e MASHTI-t për këto fusha kanë pasur efekt pozitiv në motivimin e studenteve. Përqindja e vajzave që studiojnë inxhinieri kompjuterike dhe shkenca kompjuterike në Universitetin e Prishtinës ka arritur mbi 60%.

Kryeministri Kurti e falënderoi për angazhimin, e uroi për pozitën e re dhe i dëshiroi punë të mbarë Rektorit Qerimi dhe menaxhmetit në përmbushjen e synimeve të​ përbashkëta për Universitetin e Prishtinës i cili vazhdon të ketë rëndësi të madhe në emancipimin dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm.

Në këtë takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga këshilltari i tij politik për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu, ndërkaq ministrja Nagavci ishte e shoqëruar nga këshilltarja e saj politike për Arsim të Lartë, Arrita Gola.

Gjithashtu lexoni:

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kosova News 02/02/2023 02/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?