Kryeministri i vendit Albin Kurti, sot së bashku me ministren e Tregëtisë, Rozeta Hajdari dhe ambasador vendeve të BE-së, vendeve të BE-së, shënuan Ditën ndërkombëtare të Inovacionit dhe Ditën e Pronësisë Intelektuale me temën “Gratë në Inovacion dhe Kreativitet”.
Këtë e bëri të ditur ministrja Hajdari përmes një postimi në fceebook.
“Marrë parasysh që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë rreth 90% të pjesëmarrjes së tregut global, pronësia intelektuale ka rëndësinë e posaçme dhe është element i pandashëm në ekonomi, tashmë kur e dimë se pasuria fizike, e cila ka qënë përcaktuese për vlerën e një biznesi, është zëvendësuar me pasurinë intelektuale në shekullin e teknologjisë dhe revolucionit industrial.”, ka shkruar Hajdari.
Duke thënë se besojnë në parimet e gjithëpërfshirjes dhe barazisë si shtytëse të zhvillimit socio-ekonomik dhe demokracisë së një kombi Hajdari deklaroi se mbështesin fuqishëm pjesëmarrjen në rritje të grave në ndërmarrësi të suksesshme me kreativitetin dhe idetë novatore, që po krijojnë e lënë gjurmë të dukshme në ekonominë e shoqërinë tonë.
Postimi i Plotë i ministers Hajdari:


