KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti bën homazhe në 26-vjetorin e masakrës në Goden të Gjakovës
Lajme

Kurti bën homazhe në 26-vjetorin e masakrës në Goden të Gjakovës

Kosova News
Kosova News 17:34 -25/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje


Në 26-vjetorin e masakrës së Godenit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në kujtim të 20 shqiptarëve civilë të paarmatosur. 

Kryeministri Kurti, këtë masakër në të cilën u vranë 20 anëtarët nga familjet Feraj, Osmanaj dhe Morina, të moshave nga 20 deri në 70 vjeç, e quajti dëshmi të gjenocidit të Serbisë dhe dëshmi e qëndresës së popullit. 

“Godeni është dëshmi e gjenocidit të Serbisë, por gjithashtu edhe dëshmi e qëndresës së popullit. Kriminelët kanë ikur, ne i kemi forcuar dhe zgjeruar kapacitetet për ndjekjen e kriminelëve, qofshin ata urdhërdhënës ose ekzekutorë, por populli shqiptar është këtu si dëshmi që Republika, liria kanë ngadhënjyer”, tha kryeministri.

Ai theksoi se gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve nuk shlyhet kurrë, emrat e tyre nuk harrohen kurrë dhe janë me germa të arta në historinë e popullit tonë.

“Gjaku i dëshmorëve ndodhet në themelet e Republikës sonë. Neve na përket që të bëjmë gjithçka dimë e mundemi që ta forcojmë shtetin si shtëpi të popullit, t’i sigurojmë kufijtë e vendit tonë, ta thellojmë demokracinë, ta zgjerojmë zhvillimin dhe ta lartësojmë reputacionin e vendit tonë në botë, në mënyrë që të kemi përparim si Republikë e si komb dhe brezat që vijnë pas nesh, kurrë më të mos përjetojnë as për së afërmi terrorin dhe mizoritë nëpër të cilat kanë kaluar gjeneratat aktuale”, deklaroi kryeministri.

Masakra në Goden u krye mizorisht nga forcat serbe një ditë pas fillimit të fushatës bombarduese të NATO-s dhe në kohën kur Serbia po e zbatonte operacionin e saj gjenocidal “Patkoi” për shfarosjen e shqiptarëve. 

Në këto homazhe, Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga anëtarët të Qeverisë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga drejtori i Institutit për Dokumentimin dhe Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës, Atdhe Hetemi, si dhe familjarë të dëshmorëve e të martirëve.

Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Unë jam sot këtu në Goden të Gjakovës, vijë ajrore rreth 1 kilometër prej kufirit me Shqipërinë, në një zonë e cila i ka dhënë shumë kombit shqiptar për çlirim e për bashkim. Dhe ndodhemi këtu, pikërisht në 26-vjetorin e vrasjes së 20 banorëve të fshatit, të moshave të ndryshme prej 20 deri në 70 vjeç, të tri familjeve: Feraj, Osmanaj dhe Morina, në kohën kur Serbia po e zbatonte operacionin e saj gjenocidal “Patkoi” për shfarosjen e shqiptarëve dhe pikërisht për t’i spastruar etnikisht zona nga shqiptarët autoktonë.

Pikërisht për t’i spastruar etnikisht zonat nga shqiptarët autoktonë, ajo dëshironte që paraprakisht të na ndante nga Shqipëria, andaj edhe oficeri në pikën kufitare në anën e Shqipërisë u pat plagosur me snajperë të ushtrisë serbe, atëherë kur këtu po kryhej masakra ndaj shqiptarëve.

Gjaku i dëshmorëve ndodhet në themelet e Republikës sonë. Neve na përket që të bëjmë gjithçka dimë e mundemi që ta forcojmë shtetin si shtëpi të popullit, t’i sigurojmë kufijtë e vendit tonë, ta thellojmë demokracinë, ta zgjerojmë zhvillimin dhe ta lartësojmë reputacionin e vendit tonë në botë, në mënyrë që të kemi përparim si Republikë e si komb dhe brezat që vijnë pas nesh, kurrë më të mos përjetojnë as për së afërmi terrorin dhe mizoritë nëpër të cilat kanë kaluar gjeneratat aktuale.

Godeni është dëshmi e gjenocidit të Serbisë, por gjithashtu edhe dëshmi e qëndresës së popullit.

Kriminelët kanë ikur, ne i kemi forcuar dhe zgjeruar kapacitetet për ndjekjen e kriminelëve, qofshin ata urdhërdhënës ose ekzekutorë, por populli shqiptar është këtu si dëshmi që Republika, liria kanë ngadhënjyer.

Jam bashkë me kolegë nga Qeveria e Kuvendi e aktivistë nga Lëvizja, e me neve sot është edhe Drejtori i Institutit për Dokumentimin dhe Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës, Atdhe Hetemi, sepse e dimë ku shkojmë, meqë e dimë nga vijmë.

Gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve nuk shlyhet kurrë. Emrat e tyre nuk harrohen kurrë dhe janë me germa të arta në historinë e popullit tonë.

Lavdi të gjithë atyre e rroftë populli shqiptar e Republika jonë përparimtare

Gjithashtu lexoni:

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore

Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë

“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar

Bajrami jep garanci: LDK nuk ka vota as për Qeveri të LVV-së dhe as të ish-opozitës

Publikohen përgjimet e Hysri Selimit me BIA-n: E kam dërguar oficerin tonë për ty në Siri, më tha që je gjallë…

Kosova News 25/03/2025 25/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore
00:35 -09/05/2025
Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë
23:53 -08/05/2025
“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar
23:43 -08/05/2025
Bajrami jep garanci: LDK nuk ka vota as për Qeveri të LVV-së dhe as të ish-opozitës
23:15 -08/05/2025
Publikohen përgjimet e Hysri Selimit me BIA-n: E kam dërguar oficerin tonë për ty në Siri, më tha që je gjallë…
23:11 -08/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?