Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i dëshmorit Cenë Dugolli dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Fazli Greiçevci.
Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit në një komunikatë për media, Kurti ka vendosur lule te varri i Dugollit në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj në përkujtim të 26-vjetorit të vrasjes së tij nën tortura çnjerëzore të forcave policore serbe në burgun e Prishtinës.
Pas kësaj, ai ka bërë homazhe edhe te varri i Fazli Greiçevcit në Sankoc të Drenasit. Edhe Greiçevci ishte mbytur nga torturat vdekjeprurëse në burgun e Prishtinës më 17 gusht 1964.
“Lavdi veprës së Cenë Dugollit dhe Fazli Greiçevcit. Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe nderimi për ta!”, përfundon komunikata e Qeverisë.
