KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Astrit Dehari, viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur
Politikë

Kurti: Astrit Dehari, viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur

Kosova News
Kosova News 18:46 -25/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm ku u votuan edhe anëtarët e komisioneve staturore të Lëvizjes. Ky proces shënoi edhe përmbylljen e plotë të zgjedhjeve të brendshme të këtij subjekti.

Në këtë mbledhje, fjalim ka mbajtur kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili përkujtoi Adem Demaçin e Astrit Deharin meqë sot kishin ditëlindjen.

Për Deharin, Kurti tha se është viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur.

‘’Sot është data 25 shkurt, e nesër, në 26 shkurt është ditëlindja e dy personave të veçantë për të gjithë ne. Janë dy persona me shumë vite dallim nga njëri-tjetri, me histori jetësore e me kontribut shumë të ndryshëm, por që koincidojnë të kenë datëlindjen e njëjtë por edhe inicialet e njëjta, A. D. E kam fjalën për Tribunin e çështjes shqiptare, viganin e rezistencës shqiptare në burgjet jugosllave e serbe, Adem Demaçin, dhe për shokun e aktivistin tonë të dashur, Astrit Deharin, viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur”, ka thënë Kurti.

Kurti shtoi se Demaçi e Dehari janë busulla e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për sa kohë që të jetojë kujtimi i tyre në zemrat tona, për aq kohë do të jehojë edhe Lëvizja.

Në këtë fjalim, kryeministri kërkoi drejtësi për Astrit Deharin.

Nuk e humbim rrugën, për sa kohë që rruga jonë ndriçohet nga pishtarë si ata. Lavdi dhe nderim, për udhërrëfyesin kombëtar, Adem Demaçin. Kujtim dhe drejtësi, me çdo kusht e deri në fund, për shokun tonë, Astrit Deharin’’.

Së fundi, rasti i Astrit Deharit çoi në përplasje në Kuvend mes deputetit të PDK-së, Hisen Berisha dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Berisha tha se nuk është në interesin e Vetëvendosjes e as Qeverisë zbardhja e rastit të Astrit Deharit, deklaratë për të cilën pati një kundërshti të ashpër nga ana e ministres.

LIVE| Kurti: Gjatë dy viteve s’e kemi asnjë skandal të korrupsionit, nga viti i ardhshëm presim heqjen e vizave
Kurti për dialogun me Serbinë: Kosova është konstruktive – njohje reciproke në thelb dhe reciprocitet si princip

Gjithashtu lexoni:

Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët

Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë

Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

“Kanga jonë” – një natë arti dhe kujtese për 26-vjetorin e çlirimit

Kosova News 25/02/2023 25/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Kosovë – Armeni, formacionet zyrtare
18:09 -06/06/2025
Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci
18:05 -06/06/2025
Stipe Mesiq shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
18:01 -06/06/2025
EULEX-it i zgjatet mandati deri në qershor të vitit 2027
17:55 -06/06/2025
Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë
15:15 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?