KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Arsimi cilësor, një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e Kosovës
Arsim

Kurti: Arsimi cilësor, një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e Kosovës

Kosova News
Kosova News 11:47 -03/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Arsimi cilësor është një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të Olimpiadës së Tretë Matematike Kosovë-Shqipëri për Klasat VII-IX.

“Ne duhet të synojmë të frymëzojmë qysh herët tek nxënësit ndërveprimin me konceptet e shkencës, duke nxitur garë ndërmjet ekipeve edhe shkollave. Olimpiada që mbahet sot e jep një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim. Kjo olimpiadë i kontribuon ndërtimit të urave të bashkëpunimit mbarëkombëtar në fushën e dijes dhe të shkencës”, tha Kurit.

Para nxënësve e nxënëseve garues në këtë garë, kryeministri tha se njohuritë në matematikë që fitohen gjatë shkollimit do të jenë një aset i rëndësishëm jetësor që do t’u hapin rrugë për studime dhe zhvillim profesional, pavarësisht fushës dhe profesionit që do ta zgjedhin.

Kryeministri Kurti theksoi se në arsim, si edhe në fushat tjera të qeverisjes, një nga parimet kryesore në të cilat mbështetet Qeveria është ai i gjithpërfshirjes.

“Në programin tonë qeverisës, jemi zotuar që të avancojmë barazinë në çdo aspekt”, potencoi ai.

Duke theksuar se stereotipet diskriminuese gjinore vazhdojnë t’ua mohojnë vajzave dhe grave qasjen e barabartë për të bërë karrierë në shkencë, kryeministri tha se Qeveria do të vazhdojë të punojë për të avancuar vajzat dhe gratë në shkencë, teknologji dhe inovacion, për të mbyllur hendekun ekzistues gjinor.

Për të ndihmuar avancimin e vajzave në shkencë, në vitin aktual akademik, ne kemi ndarë 1365 bursa universitare për vajzat në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës, apo siç njihet ndryshe STEM, tha kryeministri.

Ai tha se strategjia e re e arsimit adreson nevojat për zhvillimin e sektorit të arsimit në 5 vitet e ardhshme. Strategjia parasheh intervenime rrënjësore për zhvillimin e arsimit në të gjitha nivelet, duke u bazuar në orientimet kyçe programore të qeverisë, e që janë: arsimi cilësor gjithëpërfshirës dhe i digjitalizuar; harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës; menaxhimi efektiv i sistemit të arsimit në të gjitha nivelet; arsimi i lartë me cilësi dhe integritet, në harmoni me standardet ndërkombëtare; dhe përmirësimi i mjedisit për kërkime dhe inovacion.

Olimpiada e Tretë Matematike Kosovë-Shqipëri për Klasat VII-IX, është organizim i përbashkët i shoqatave të matematikanëve të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Gjithashtu lexoni:

Komuna e Kamenicës ndan 45 mijë euro për ekskurzione, planifikon t’i dërgojë nxënësit në Durrës

MASh u bën thirrje prindërve: Mos nxitoni t’i bleni tekstet mësimore, nuk është caktuar akoma çmimi

Zgjatet afati për aplikimin në provimin e maturës shtetërore

Mbi 181 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve, afati përfundon sonte

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?