KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Ansambli `Shota’ nuk ndaloi as nën aparteidin e regjimit të Serbisë
Kulturë

Kurti: Ansambli `Shota’ nuk ndaloi as nën aparteidin e regjimit të Serbisë

Kosova News
Kosova News 09:54 -24/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” mbrëmë shënoi 60-vjetorin e themelimit si ansambël profesionist. Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Ky i fundit ktheu në kujtesë vitin 1984, kur ky ansambël së bashku me Nexhmije Pagarushën, përfaqësuan kulturën tonë në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Sarajevë, si dhe vitet 1985 dhe 1986, kur triumfuan në festivalet ndërkombëtare në Sidmouth dhe Dijon.


“Edhe në periudhat më të vështira, si në vitet ‘90, kur Kosova jetonte nën Aparteidin e regjimit të Serbisë, “Shota” nuk ndaloi. Falë punës vullnetare të anëtarëve të saj, ata mbajtën gjallë artin dhe traditat tona, duke dhënë koncerte në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Turqi, Francë dhe në shumë vende të tjera. Më 15 shtator 1999, ata dhanë koncertin e parë pas luftës në Teatrin Kombëtar, një simbol i ringritjes dhe vazhdimësisë sonë kulturore e kombëtare. Sot, pas 60 vitesh si ansambël profesionist, ata numërojnë mbi 7,500 koncerte e prezantime dhe një sërë çmimesh ndërkombëtare, përfshirë triumfin e tyre të fundit në Spanjë në vitin 2024. Sot është e pamundur të mos ndalemi dhe të falënderojmë të gjithë ata që ishin aty në fillimet e këtij ansambli të madh”, citohet Kurti në komunikatën e Kryeministrisë.


Ndër anëtarët e parë të ansamblit janë Hylkie Sadiku, Marcel Tupeci, Ramadan Ramadani, Hazbie Kovaçi, YlfeteRaça, Shkëlzen Zhubi, Haki Shkreli, Bashkim Loshi e shumë të tjerë.  Falë tyre dhe përkushtimit të tyre, “Shota” mori formë si një forcë kulturore e cila na bën krenarë edhe sot e kësaj dite. Kryeministri shprehu të veçantë për Nahire Surroin dhe Sevime Gjinalin, të cilat kanë drejtuar ansamblin me përkushtim dhe pasion të pashoq, si  një shembull i fuqisë së artit dhe udhëheqjes në shërbim të kulturës sonë kombëtare.

- Reklamë -


Ndër vite, ansambli gjithashtu kishte bashkëpunim edhe me kompozitorët, artistët e studiuesit më të mëdhenj të kulturës sonë, si Rexho Mulliqi, Fahri Beqiri, Zeqiria Ballata, Severin Kajtazi, etj., dhe me etnomuzikologët si Lorenc Antoni, Rexhep Munishin e Bahtir Shehollin, koreografët Xhemali Berisha, Haki Mulliqi, Sylejmon Shala, Panajot Kanaqi, Gëzim Kaceli, Besim Jazegjiu e shumë të tjerë.


Në përmbyllje, kryeministri në fjalën e tij, duke iu drejtuar artistëve të Ansamblit “Shota”, tha se ata nuk e ruajnë vetëm trashëgiminë tonë, por e jetojnë atë që ta përjetojmë ne, teksa i falënderoi për përkushtimin dhe dashurinë e tyre për artin dhe kulturën, dhe iu uroi 60-vjetorin e themelimit bashkë me suksese të reja në vitet e dekadat që vijnë.

Gjithashtu lexoni:

Bogojevci pret në takim ekipin e filmit ‘’Dua’’ pas suksesit të jashtëzakonshëm në festivalin e Kanës

Java Kulturore e Kosovës në Berlin

Nga 18 deri më 24 maj në Prishtinë – Kurti pret organizatorët e festivalit “Burbuqe Berisha”

Kuvendi nesër mban dy seanca

Kurti i jep përkrahje filmit: Sukses historik, “Dua” përfaqëson Kosovën në Kanë!

Kosova News 24/12/2024 24/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind
20:21 -05/06/2026
Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë
19:50 -05/06/2026
LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?