KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Agim Ramadani do të studiohet dhe kujtohet në gjithë kompleksitetin e profilit të tij
Lajme

Kurti: Agim Ramadani do të studiohet dhe kujtohet në gjithë kompleksitetin e profilit të tij

Kosova News
Kosova News 23:27 -11/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar heroin Agim Ramadani, në 24-vjetorin e rënies.

Kurti ka kujtuar shkeljen e kufirit nga Ramadani si një ndër imazhet me të njohura të luftës në Kosovë teksa thotë se ai gjest ishte simbol politik i një strategu që me bashkëluftëtarët e tij, kishte organizuar sulmin dhe shembjen e kufirit ndarës me Republikën e Shqipërisë, nisur me aksionin e 9 prillit 1999.

“Një këmbë e stërvitur ushtarake që shkelë mbi një gur kufiri, është një nga imazhet më të njohura të luftës në Kosovë. Është këmbë e ushtarëve të UÇK-së, të komanduar nga Agim Ramadani, Komandant i Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shkelur gurin me mbishkrimin SFRJ (Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë), që për dekada të tëra e kishte shenjuar kufirin e vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve”.

“Ky veprim i Komandant Katanas dhe ushtarëve të tij nuk ishte thjesht një aksion operativ prej ushtaraku, por edhe një gjest i kulluar simbolik politik, i një strategu që me bashkëluftëtarët e tij, kishte organizuar sulmin dhe shembjen e kufirit ndarës me Republikën e Shqipërisë, nisur me aksionin e 9 prillit 1999” ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti, mes tjerash, thotë se trashëgimia ushtarake, politike dhe artistike e Agim Ramadanit do të studiohet dhe kujtohet në gjithë kompleksitetin e profilit të tij.

“Në ditën e tretë të luftimeve të Betejës së Koshares, më 11 prill 1999, Agim Ramadani ra dëshmor në përballje me forcat serbe. Brigada e komanduar prej tij, mori emrin e komandantit të saj: Brigada 138 “Agim Ramadani”, kurse emri i këtij luftëtari dëshmor, u bë sinonim për gjithë Betejën e Koshares. I kthyer nga Zvicra ku kishte qenë i strehuar si emigrant politik, Agim Ramadani kishte hyrë në Kosovë në qershor të vitit 1998, duke iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte lënë pas bashkëshorten Shukrijen, dy djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën”.

“Sot bëhen 24 vite nga rënia dëshmor e Agim Ramadanit, trashëgimia ushtarake, politike dhe artistike e të cilit vazhdon ende të na befasojë, teksa shohim fotografitë, poezitë, pikturat dhe dorëshkrimet e tij. Poet, piktor, aktivist politik, ushtarak dhe patriot me shpirt artisti, Agim Ramadani do të studiohet dhe kujtohet në gjithë kompleksitetin e profilit të tij. Lavdi Agim Ramadanit dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Kosova News 11/04/2023 11/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?