KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: 27 martirët e Tusuzit janë 27 lule nga të cilat rritet liria jonë
Lajme

Kurti: 27 martirët e Tusuzit janë 27 lule nga të cilat rritet liria jonë

KosovaNewss
KosovaNewss 16:51 -26/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti, mëngjesin e së dielës bëri homazhe në qytetin e Prizrenit, për të vrarët në masakrën e Tusuzit.

Ai vendosi kurora me lule te varret e të vrarëve, në nderim dhe përkujtim të martirëve e dëshmorëve të Lagjes së Trimave.

“Martirët dhe dëshmorët e kombit janë në njërën anë dëshmi e qëndresës sonë, e rezistencës së popullit, e atdhedashurisë për të jetuar në liri e në paqe në tokën stërgjyshore, por në anën tjetër janë gjithashtu edhe dëshmi e krimeve të Serbisë, e krimeve të kryera gjatë luftës, ku bëjnë pjesë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi”, tha Kurti.

“27 martirët e Tusuzit, janë sot 27 lule nga të cilët rritet liria jonë dhe gëzohet shteti ynë”, shtoi shefi i qeverisë.

Në këto homazhe, teksa përkujtoi të rënët e masakrës, kryeministri u shpreh se në lapidarin e të rënëve është i skalitur emri i Behar Abdylmexhitit, i cili atë kohë ishte vetëm 17 vjeçar, si dhe Fazile Maqkaj, e cila u dogj e gjallë në karrocën invalidore të saj.

Më tej, kryeministri duke përmendur djegien e mbi 300 shtëpive, dhe dhembjen për vrasjen e 27 civilëve nga forcat armike serbe, që sot janë martirë të kombit, theksoi se nevojitet edhe drejtësia e jo vetëm pavarësia e shtetit.

Teksa foli për këtë masakër, për të cilën vetëm dy persona mbahen në burg dhe katër të tjerë ndiqen, Kurti shtoi se numri i ekzekutorëve dhe urdhërdhënësve është shumë më i madh se kaq, tha Zyra e Kryeministrit në një kumtesë.

Kurti i bëri thirrje Prokurorisë së shtetit që me fuqinë dhe dijeninë e saj të bëjë gjithçka, në mënyrë që të ketë drejtësi ata që mungojnë tash e 25 vite.

Kryeministri tha se drejtësia i mbyllë plagët që kullojnë dhe sjellë paqe të qëndrueshme.

Gjithashtu lexoni:

Diskutohet liberalizimi i tregut të energjisë – Kurti garanton mbështetje për sektorin prodhues

Kriza me mbeturinat në Prishtinë, Avokati i Popullit reagon pas refuzimit të Ramës për takim

ShBA ripërsërit mbështetjen për stabilitetin, Anu Prattipati viziton veriun pas mbylljes së zyrave paralele serbe

Peci: Dalja nga kriza është në dorë të PDK-së, LDK-së, AAK-së e Nismës

Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

KosovaNewss 26/05/2024 26/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
65%
1 km/h
Mon
17 °C
Tue
20 °C
Wed
20 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Zelensky propozon takim mes Ukrainës, Rusisë, SHBA-së, BE-së e Britanisë
22:33 -19/05/2025
Arrestohen dy zyrtarë për marrje të ryshfetit, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes
22:02 -19/05/2025
“Marrëveshje kartel”, në Prishtinë dhe Gjakovë çmimi i bukës u shtrenjtua në koordinim mes furrave – fillon hetimi
21:59 -19/05/2025
Real Madridi planifikon të bëjë një transferim prej 100 milionë eurosh
21:06 -19/05/2025
Përfundon numërimi në Tiranë, Majko nuk i siguron votat për Kuvend
20:51 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?