KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: 100 bursa për nxënësit dhe 500 bursa për studentët e komuniteteve RAE
Politikë

Kurti: 100 bursa për nxënësit dhe 500 bursa për studentët e komuniteteve RAE

Kosova News
Kosova News 16:33 -22/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar komunitetin rom, me të cilët ka folur rreth strategjisë së Qeverisë, e cila është duke punuar për të përkrahur këtë komunitet në mënyrë që të njëjtit të avancohen në institucionet e vendit duke u integruar në punësim.

Sipas kryeministrit të vendit, Ministria e Arsimit, së bashku me Ministrinë e Administrimit Pushtetit Lokal, kanë marrë vendim që të ndahen 100 bursa për studentët e të gjitha komuniteteve dhe 500 bursa të tjera për studentët e të gjitha komuniteteve.

Kurti ka thënë se është formuar një ekip ndër institucional, i cili do të mbledhë dhe publikon të dhënat e punësimit të komuniteteve për të rritur kuotën e punësimit në institucionet e vendit.

“Këtë muaj në mbledhjen e Qeverisë kemi miratuar për të krijuar ekipin ndër institucional për punësimin e komuniteteve rom, ashkalinjë dhe egjiptian. Ky ekip do të përbehet me përfaqësim nga zyra e kryeministrit, kabinetin, ministritë dhe shoqëria civile, ata do të kenë përgjegjësi për promovimin e punësimit e komunitetit dhe ndër to për herë të parë do të bëjnë grumbullimin dhe publikimin e të dhënave për punësimin e secilit komuniteti, duke i pasur këto të dhëna mund të ndërmarrim masa të nevojshme për realizimin e kuotës për punësim në institucione siç e parasheh ligji, ne jemi të interesuar që ta nxisim punësimin e komunitetit rom dhe po punojmë në atë drejtim” deklaroi Kurti.

I pari i qeverisë ka bërë të ditur se janë ndarë 100 bursa për studentët dhe nxënësit e komuniteteve rom, ashkalinjë dhe egjiptian.

“Ministria e Administrimit, Pushteti Lokal, bashkë me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit, kanë marrë iniciativën për dhënien e 100 bursave për nxënë të komuniteteve rom, ashkalinjë dhe egjiptian, për studime në Fakultetin e Edukimit. Kjo me qëllim që në të ardhmen, në klasat tona në mbarë Kosovën të kemi mësues dhe mësuese të komunitetit rom. Gjithashtu, Ministria e Arsimit ka ndarë 500 bursa shtesë për studentët e komuniteteve rom, ashkalinjë dhe egjiptian në drejtime të tjera të studimeve, pra 100 për Fakultetin e Edukimit dhe 500 për drejtime të tjera…03:09 Sivjet kemi programin për 100 praktikant me prioritet për komunitete që tashmë janë të angazhuar në ministri dhe komunat. Më vonë gjatë vitit do ta kemi edhe një konferencë ku aty do t’i ndajmë provoja e tyre për t’i inkurajuar të tjerët të komuniteteve të kontribuojnë me aftësitë e tyre, me dijen dhe përvojën e tyre nëpër institucione”, ka thënë Kurti.

Për t’i përkrahur edhe në aspektin financiar, kreu qeveritar ka thënë se gjatë muajit të verës, do të shpallen grante për arsim, punësim. Për këtë zyra për çështjen e komuniteteve i ka të ndara 1.5 milion euro dhe se deri më tani kanë aplikuar organizata joqeveritare dhe mediat rome, ku janë duke u bërë vlerësimet tutje./kp/

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin bashkë

Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim

Prokurori: Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm

Selimi pas kërcënimit me bombë: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë të vazhdueshme

Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte

TAGGED: bursat, komunitetet, nxenesit, Qeveria
Kosova News 22/06/2022 22/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Ferizaj: Në zonën 50 voziti me 115 km/h, shoferi gjobitet me 300 euro dhe 3 muaj pa patentë
15:52 -05/07/2025
Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm
15:23 -05/07/2025
Kurti: Kosova dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin bashkë
15:21 -05/07/2025
Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim
15:07 -05/07/2025
Prokurori: Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm
14:44 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?