Policia e Kosovës, përmes ekipeve të trafikut rajonal në Prishtinë, ka ndërmarrë masa ligjore ndaj personave që kanë rrezikuar sigurinë në trafik. Veprimet pasojnë pas denoncimeve dhe njoftimeve të shumta nga qytetarët për kundërvajtje të dokumentuara në rrugët e kryeqytetit

Sipas njoftimit të Policisë, të gjithë personat e identifikuar përmes pamjeve dhe informatave të pranuara, siç shfaqet edhe në fotot e publikuara, janë gjobitur në përputhje me ligjin në fuqi.
Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe thekson se informatat e tyre janë të një rëndësie të veçantë për rritjen e sigurisë në komunikacion. Ajo gjithashtu riafirmon përkushtimin për të parandaluar aksidentet dhe paralajmëron masa të rrepta ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat e trafikut.
