KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kundërshtohet nisma e Lushtakut për lejim të importit të veturave më të vjetra se 10 vjet
Politikë

Kundërshtohet nisma e Lushtakut për lejim të importit të veturave më të vjetra se 10 vjet

Kosova News
Kosova News 13:39 -08/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në tryezën e diskutimit rreth nismës ligjore lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, iniciuar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Mërgim Lushtaku, përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane dhe ekspertë të komunikacionit ishin kundër heqjes se kritereve për importin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet, kjo për arsye siç u shprehen ata të ruajtjes së mjedisit në vend.

Deputeti Lushtaku gjatë arsyetimit të kësaj nisme ligjore, ka theksuar se në asnjë vend të Evropës nuk ka kufizim të importit të veturave me dhjetë vjet. Ai ka deklaruar se në vendet evropiane ka vetëm standard të euro diesel 4, dhe shtoi se janë edhe për ruajtjen e ambientit në Kosovë.

“Në vendet evropian kemi vetëm standard të euro diesel 4, nuk ka standard me dhjetë vjet ose 15 vjet. Në Evropë në bazë të hulumtimeve që kemi pasur edhe me ekspert të ndryshëm nuk qëndron asnjë herë ndalesa me vjet, por ndalesa është vetëm me euro diesel 4. Prandaj, edhe ky kufizim ka qenë një dënim për qytetarët, sepse derisa veturat vijnë sidomos nga Gjermania dhe Zvicra, ato sigurisht se duhet t’i plotësojnë kriteret, standardet që i ka edhe Evropa dhe sigurisht që ato standarde i synojmë edhe ne. Te pjesa e vjetërsisë së veturave në Kosovë sigurisht që është e vjetër dhe besoj që kjo do t’i kishte mundësuar qytetarëve që nëse e ka një veturë 2005, ta blen një veturë të vitit 2007-2008 për shkak të standardit ekonomik, por gjithmonë duke ruajtur ambientin, sepse edhe fokusi im si deputet nuk është vetëm të kursehet xhepi i qytetarëve, por në të njëjtën kohë të kemi një ambient ku edhe ne i rrisim familjet tona në Kosovë”, është shprehur Lushtaku.

Në këtë tryezë u trajtuan me fokus të veçantë nenet (44, 63) ku përcaktohen kriteret për importin e veturave dhe ndërrimin e pronësisë.

Nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Vesa Sahatçiu, ka deklaruar se qëndrimi i tyre mbetet që nuk mund të importohen vetura më te vjetra se dhjetë vjet, për shkak siç u shpreh ajo të ruajtjes së ambientit.

“Ne vazhdimisht si odë kemi pasur qëndrime saktësisht për nenin 44 që nuk mund të importohen vetura më te vjetra se dhjetë vjet, dhe prapë e kemi të njëjtin qëndrim që nuk duhet të importohen këto vetura, për shkak se vendi i Kosovës veç përballet me nivele shumë të larta të ndotjes. Kështu që duhet me menduar më shumë për mjedisin”, theksoi ajo. Edhe oda ekonomike gjermane është pro mbrojtjes së ambientit”, theksoi ajo.

Edhe përfaqësues nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare patën qëndrim të njëjtë më atë të Odës Amerikane.

Ndërsa, për këtë qëndrim të odave, deputeti nga PDK-ja, Lushtaku ka sfiduar këto oda se nëse ka ndonjë shtet në Evropë, do ta tërheqë këtë nismë ligjore.

“Prandaj, unë e kuptoj edhe shqetësimin e disa organizatave por nuk është e arsyeshme që të arsyetohet edhe mungesa e kontrollit të institucioneve të Kosovës dhe paaftësisë së tyre dhe pastaj të dënohen qytetarët pse nuk kanë mundësi me i kontrolluar ato automjete nëse nuk janë me standard konform të Evropës… (Fund gati) Ju ftoj edhe juve Odave Ekonomike të më sfidoni në aspektin se nëse ekziston në BE dhe ndonjë shtet tjetër që ka ndalim të veturave në vite, atëherë edhe unë jam në rregull dhe sigurisht se do të tërheqë këtë nismë. Aq sa jam i informuar nga ekspert të ndryshëm, kemi vetëm kushte në standard, ku jam edhe unë me i rritë standardet euro-diesel 5-6”, theksoi ai, shkruan KP.

Eksperti i komunikacionit, Muhamed Krasniqi, ka theksuar se e kupton shqetësimin e deputetit Lushtaku, por sipas tij, Kosova nuk duhet të bëhet deponi lëvizëse e mjeteve motorike.

“E kuptoj shqetësimin e deputetit dhe të një grupit tuaj këtu. Edhe unë e kam një automjet të vitit 1988, dhe me shumë dashuri e mbaj atë veturë. Por, ne duhet të mendojmë se si Qeverinë duhet me krijuar lehtësira qytetarëve për me pasur automjete të reja. Kosova me këto veprime që ne me lejuar importimin e automjeteve të vjetra, ne vendin po e shndërrojmë deponi të lëvizshme me automjete motorike. Përderisa, Evropa i pastron rrugët e veta nga automjetet e vjetra po i bien në Kosovë dhe ne po merremi me ato automjete”, ka deklaruar ai.

Kjo iniciativë e deputetit Lushtaku gjeti përkrahje nga Shoqata e Kontrolleve Teknike në Kosovë.

Rrustem Nika nga kjo shoqatë ka theksuar se heqja e kufizimit të vjetërsisë së automjeteve nuk paraqet problem, por shtoi se sfiduese mbeten derivatet.

“Në kuadër të kontrolleve teknike, për neve nuk paraqet problem ky ligj as ky nen e as neni 44. Duke u nisur prej parimeve që çdo automjet ka specifika e veta. Për neve shqetësimi më I madh është tek derivatet. Ne nuk kemi problem me Euro-4, por problemet ne I kemi me veturat e reja për shkak që derivatet jo kualitativ”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu lexoni:

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë

Ministrja Pacolli: Të mbrojmë natyrën nga zjarret

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Kosova News 08/03/2024 08/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

25-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë
19:26 -12/07/2026
Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona
18:23 -12/07/2026
Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?