KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kundër grevës së organizuar nga SBAShK-u sot protestojnë edhe prindërit e fëmijëve nga shkolla “Naim Frashëri”, në Prishtinë
Arsim

Kundër grevës së organizuar nga SBAShK-u sot protestojnë edhe prindërit e fëmijëve nga shkolla “Naim Frashëri”, në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 09:10 -27/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pakënaqësitë me zgjatjen e grevës së organizuar nga SBAShK-ut vetëm sa po rriten. Deri sa një pjesë e shkollave pas votimeve të fshehta kanë vendosur të nisin procesin mësimor, në ato shkolla ku ende po mbahet greva, prindërit po organizojnë protesta, raporton KosovaNews.

E sot kundër grevës do të protestojnë edhe prindërit e fëmijëve nga shkolla “Naim Frashëri”.

“Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë, ka organizuar një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023.  Protesta do të me 27 shtator 2022, para SH.F.M.U. “Naim Frashëri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:10 deri në 13:00”, thuhet në një njoftim nga Këshilli i Prindërve të kësaj shkolle.

Kujtojmë se dje prostetë të tillë kundër grevës kanë organizuar edhe prindërit e fëmijëve nga shkolla “Faik Konica”, në Prishtinë.

- Reklamë -

Në oborrin e shkollës dje u mblodhën prindër të shumtë që kundërshtuan vazhdimin e grevës së nisur më 25 gusht.

Bashkë me prindërit në protestë kanë dalë edhe shumë nxënës. Ata po mbanin pankarta me mbishkrimet: “Nxënësit nuk janë vlerë monetare”, duke aluduar kështu në kërkesat e SBAShK-ut për shtesa 100 euro.

Protestë te “Faik Konica”, prindërit kërkojnë nisjen e mësimit, nxënësit: “S’jemi vlerë monetare”

Ndërkaq dje mori vendim dhe sot nis mësimin edhe njëra ndër shkollat më të mëdha në kryeqytet.

Këtë vendim e mori dje Këshilli i Arsimtarëve të shkollës “Hasan Prishtina”, pas një votimi të fshehtë që kanë zhvilluar.

“Ne si shkollë “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur nga Këshilli i Arsimtarëve, sot me 26 shtator 2022, me kolektivin e shkollës, u vendos që me votim të fshehtë ta ndryshojmë formën e grevës si vijon: Shkolla jonë vendosi që të ndërpritet greva e përgjithshme, dhe t’i kthemi mësimit në shkollë, por me orë të shkurtuara. Ora mësimore do të jetë 30 min, deri në arritjen e një zgjidhje të përgjithshme mes SBASHK-ut dhe Qeverisë”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Ndërpritet greva, sot fillon mësimi edhe në shkollën “Hasan Prishtina” në kryeqytet

Tutje njoftohet se nxënësit do të ndjekin këtë orar të mësimit:

Ndërrimi i paradites:

07-30 deri 11:20

Ndërrimi i pasdites:

12:00 deri 15:00

Gjithashtu lexoni:

MASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM

UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa

Për Maturën Shtetërore deri tash kanë aplikuar 8 mijë maturantë

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

MASh kërkon që ngacmimi seksual nga drejtori i shkollës të trajtohet me prioritet

Kosova News 27/09/2022 27/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?