Ministri i Kultuarës, Hajrulla Çeku ka shprehur ngushëllime për vdekjen e hershme të drejtorit menaxhues artistit Arlind Gjikolli – Gjikla.
“Sonte humbëm njërin nga artistët më të guximshëm të pasluftës”.
“Arlind Gjikolli – Gjikla, një nga pionierët e muzikës rap në Kosovën e pasluftës, anëtar i grupit WNC që revolucionarizoi skenën e muzikës me hymnet që nga sot do të jehojnë në përjetësi. Kontributi i tij në rap skenen e Kosovës dhe të Pejës ka qenë dhe do të mbetet me peshë.”, ka shkruar ministri Çeku në Facebook.
Ai ka thënë se Arlindi ishte edhe një vizionar i rrallë në industrinë e mediave dhe marketingut, por mbi të gjitha një bashkëqytetar model të cilit vendi ynë do t’ia ndjej shumë mungesën.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve të tij, dhe gjithë komunitetit artistik.”, ka shkruar ministri Çeku në Facebook.
Në moshën 41-vjeçare – pas një sëmundjeje të rëndë – për në botën e amshuar sot udhëtoi babai, bashkëshorti, miku, artisti dhe njeriu i mirë, Arlind Gjikolli – Gjikla.