KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Festivali Multikulturor vjen këtë të premte në kryeqytet
Kulturë

​Festivali Multikulturor vjen këtë të premte në kryeqytet

Kosova News
Kosova News 15:19 -15/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Festivali multikulturor “Të festojmë së bashku”, vjen këtë të premte dhe do të zgjasë dy ditë, më 17 dhe 18 qershor, me ç’rast do të mbahen aktivitete të ndryshme në Parkun e Qytetit.

Festivali Multikulturor është një ngjarje e tradicionale e organizuar nga organizata joqeveritare “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”, dhe qëllimi kryesor i të cilit është ngritja e vetëdijes, promovimi i divesitetit, ndërgjegjësimi për identitetin kulturor të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, ofrimi i hapësirës dhe promovimi i artistëve të rinj e po ashtu edhe fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri duke ofruar mundësi të barabarta për të gjithë.

Gjatë edicioneve të mëparshme, festivali ka pritur mbi 5 mijë pjesëmarrës, të cilët kanë pasur mundësinë të dëgjojnë dhe të mësojnë nga ekspertët e fushës për identitetin romë, ashkali dhe egjiptianë, përfshirë këtu edhe shumë tema tjera të cilat zgjuan interes të veçantë. Në fakt ky festival ishte çelësi në ringjalljen e zemrës kulturore, artistike e mbi të gjitha në inkurajimin e njerëzve, që të mendojnë përtej limiteve të tyre të deritanishme.

Festivali multikulturor do të organizohet për herë të katërt dhe synon të bëhet eventi më i madh në rajon. Qëllimi ynë kryesor është të sigurojmë pjesëmarrjen e shumë akterëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë, artistëve, politikëbërësve kryesorë me ndikim dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, akademikëve, studentëve dhe palëve të tjera relevante të interesuara të cilët do të ndihmojnë në promovimin e suksesshëm të komuniteteve të margjinalizuara etnike në Kosovë dhe më e rëndësishmja, ngjarja do të vendosë në qendër të vëmendjes dëshmitë autentike nga romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët të cilët kanë prejardhje të ndryshme dhe vijnë nga vende të ndryshme të botës.

Qëllimi kryesor i Festivalit multikulturor është thyerja e ciklit të përjashtimit të romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, përmes promovimit të identitetit të tyre, fuqisë së tyre dhe vullnetit të fortë për të qenë të barabartë, si gjithë të tjerët. Romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët janë pasuri e këtij vendi dhe kanë çka t’i ofrojnë kësaj shoqërie.

Dy ditët e festivalit do të organizohen në Parkun e Qytetit si në vijim:

·Paradë plot ngjyra, si një nga pikat kryesore të ditës së dytë. Disa grupe të komuniteteve do të shfaqin me krenari trashëgiminë e tyre kulturore përmes veshjeve të tyre tradicionale;·Tregu i shitësve artizanalë që shesin dhe promovojnë një gamë të gjerë të veprave artizanale, ushqimeve, koleksioneve, veshjeve, arteve dhe shërbimeve të veçanta nga e gjithë Kosova;·Prezantimi i kuzhinës tradicionale;·Shfaqje kulturore 3-5 akte në ditë;·Tenda për të rinj dhe fëmijë për një mjedis miqësor ku familjet mund të përjetojnë art dhe muzikë nga kultura të ndryshme përmes shfaqjeve, aktiviteteve praktike, të krijuara posaçërisht për fëmijët dhe familjarët.

Festivali do të zgjasë dy ditë dhe do të jetë i hapur nga ora 11:00 deri në ora 19:00.

Gjithashtu lexoni:

Ekspozita “Testament” hapet në Galerinë e Arteve në Pejë: Një thirrje për barazi, përfshirje dhe reflektim shoqëror

DokuFest shpalos filmat në programet garuese

Çeku: Gërmimet në Ulpianë sjellin dritë mbi historinë tonë të lashtë

Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare

Mbyllet Panairi i Librit “Prishtina 2025”

TAGGED: Festivali Multikulturor
Kosova News 15/06/2022 15/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë
23:21 -03/07/2025
Gashi për deklaratat e Kurtit: Ishin konstatime, jo akuza
23:17 -03/07/2025
Festivali “Rock & Blues” mbush xhepat e miqve të kryetarit Totaj – Vetëvendosje në Prizren kërkon hetim urgjent
22:29 -03/07/2025
Digjet një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë
22:07 -03/07/2025
Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
21:46 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?