Ad image

Donika Miftari nga Presidenca: “Sunny Hill” duhet të kthehet në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 21:44 -14/06/2022

Donika Miftari, këshilltare kryesore për Komunikim të presidentes Vjosa Osmani ka reaguar pas zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë, shkaku i vonesave procedurale nga ana e MAPL-së.

Në një postim në Twitter, Miftari ka përkujtuar se “Sunny Hill” është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Zyra jonë lufton për ta mbajtur atë në Prishtinë – rinia jonë pret dhe meriton më mirë. Duhet gjetur një zgjidhje për ta kthyer aty ku i takon”, ka shkruar ajo duke cilësuar Dua Lipën si ambasadore të Kosovës në botë./kp/

TAGGED: ,
Shpërndaje