KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kulmi i Komunës së Prishtinës me ndërtim pa bazë dhe mbetje të materialeve, Përparim Rama del me një sqarim  
Politikë

Kulmi i Komunës së Prishtinës me ndërtim pa bazë dhe mbetje të materialeve, Përparim Rama del me një sqarim  

Kosova News
Kosova News 13:47 -22/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kulmi i objektit të ri të Komunës së Prishtinës është cilësuar se nuk është ndërtuar në bazë të standardeve të ndërtimit. Ekspertët të cilët kanë vlerësuar situatën me elementet e para, kanë thënë në konferencë për media se kulmi është ndërtuar me mbetje të materialeve ndërtuese.

Kryetari Përparim Rama ka thënë se komuna do të realizoj edhe vlerësime të tjera, por që fillimisht është dashur realizimi i një vlerësimi fillestar.

“Duhet ekspertizë urgjente e preliminare për të ditur se çka e ka shkaktuar këtë problem me kulmin e ndërtesës. Kam ftuar ekspertët e fushës, Visar Gecin e Gëzim Kastratin, që i kam parë si profesionistë që veprojnë jashtë Komunës për të analizuar e për të na dhënë një gjendje preliminare për rrëzimin e kulmit”, ka thënë Rama.

“Problemi me kulm ka qenë edhe më parë, pra ka ndodhur në vitin 2017”, ka shtuar ai.

Tutje ai ka njoftuar publikun se viktima e cila u lëndua nga rënia e kulmit të objektit, Elza Ujkani ka rrezikshmëri të lartë shëndetësore.

“Për fat të mirë, gjendja është stabile, por ende është në rrezikshmëri të lartë. Jemi në kontakt çdo ditë me doktorët, e kam qenë në kontakt me familjen e saj”, ka thënë kryetari i Prishtinës.

Ndërkaq arkitekti Visar Geci, i cili është angazhuar si ekspert i jashtëm, ka dhënë detaje për hulumtimet e para të objektit.

“Kulmi ka rënë sepse struktura me të cilën është ndërtuar kulmi nuk është në bazë të standardit. Problemi ka qenë te binaket të cilat e kanë mbajtur kulmin, ato vetëm kanë pushuar në muri”, ka thënë Geci.

Tutje ai ka treguar se dyshohet që kulmi është ndërtuar nga mbetjet e materialeve të ndërtimit të objektit.

“Materiali që është përdorur nuk është i përpunuar, nuk është i lyer as i trajtuar. Po dyshojmë mos është mbetje e ndërtimtarisë sa ka qenë duke u ndërtuar komplet objekti, çka ka tepruar nga ajo e kanë përdorur për kulm”, ka thënë arkitekti.

Ndryshe, më 18 janar, si pasojë e rënies së çatisë, një vajzë u lëndua. Më pas, Prokuroria nisi hetimet në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Gjithashtu lexoni:

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?