KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeziu: Të hyrat e mbledhura nga tatimi në pronë i merr Komuna, jo Qeveria
EkonomiPolitikë

Kryeziu: Të hyrat e mbledhura nga tatimi në pronë i merr Komuna, jo Qeveria

Kosova News
Kosova News 16:17 -24/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar se vlerën e tatimit e cakton komuna dhe jo ministria e Financave apo Qeveria e Kosovës.

“Sqarim: vlerën e tatimit e cakton komuna, e jo ministria e Financave apo Qeveria. Të hyrat e mbledhura nga tatimi në pronë i merr komuna, jo Qeveria”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se, tatimi në pronë për vitin 2023 është rritur.

Ministria e Financave ka njoftuar se vlerësimi i tokave dhe objekteve është bërë në tetor. Për të ka thënë se kanë qenë të njoftuara komunat “me të cilat ka bashkëpunuar ngushtë për ta përcaktuar çmimin për metër katror për objekte dhe toka”.

Sipas MF-së, vlerësimi është bërë duke marrë të dhënat: Kontrata të shitblerjeve jo më të vjetra se 3 vjet, intervista me agjentë të shitjes së pronave të paluajtshme, anketime të pronarëve, intervista me zyrtarë bankash, vlera të pronave që janë shpronësuar, të dhëna të qirave dhe të kompanive të ndërtimit.

Qytetarë të shumtë kanë reaguar pasi kanë parë faturat e tatimit në pronë. Shumica kanë përjetuar rritje dyshifrore, ndërsa ka pasur raste edhe në mbi 150 për qind.

Reagime ka pasur edhe nga opozita.

LDK-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të pezullojë rivlerësimin e tatimit në pronë për vitin 2023, ndërsa AAK-ja ka thënë se rritja e tatimit për pronat, është sulm ndaj qytetarëve.

Ndërsa PDK-ja, ka deklaruar se rritja e tatimit në pronë e vështirëson edhe më shumë gjendjen e qytetarëve të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Izmaku: Nëse merret vendim për votim, ne votojmë – presim vendimmarrje politike në tavolinë

Haxhiu: Tërhiqem nëse s’i marr 61 vota të fshehta

Berisha pas dështimit të seancës: Votojmë me votim të hapur, unë flas për vete

Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

Dështon edhe një përpjekje për konstituim të Kuvendit

Kosova News 24/01/2023 24/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Izmaku: Nëse merret vendim për votim, ne votojmë – presim vendimmarrje politike në tavolinë
21:14 -05/07/2025
Haxhiu: Tërhiqem nëse s’i marr 61 vota të fshehta
21:10 -05/07/2025
Berisha pas dështimit të seancës: Votojmë me votim të hapur, unë flas për vete
21:06 -05/07/2025
Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së
21:03 -05/07/2025
Dështon edhe një përpjekje për konstituim të Kuvendit
20:59 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?