Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm të votojë për konstituimin e Kuvendit nëse procedura zhvillohet me votim të hapur. Deklarata e tij vjen pas dështimit të 42-të me radhë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“Votim të hapur votojmë. Unë flas për vete,” tha shkurt Berisha para mediave.