KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeziu për deklaratën e Esobarit: Asociacioni nuk mund të themelohet me opozitën
Politikë

Kryeziu për deklaratën e Esobarit: Asociacioni nuk mund të themelohet me opozitën

Kosova News
Kosova News 17:55 -13/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka thënë se Asociacioni nuk mund të krijohet me partitë opozitare.

Duke komentuar deklaratën e emisarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhënë ditë më parë, se nëse Qeveria e Kosovës nuk e themelon Asociacionin, atëherë ShBA-ja do të diskutojë me partnerë alternativë në Kosovë për ta themeluar atë, Kryeziu ka thënë se vendime të tilla mund të merren pa Qeverinë.

“Kemi Esocbarin i cili thotë se duhet të krijohet Asociacioni dhe nëse nuk krijohet do të flasim me partnerë alternativë. Nëse është fjala për të krijuar diçka, është vetëm një organ me të cilin mund të flasësh, dhe është Qeveria pavarësisht kush është në krye të asaj qeverie. Po e marrim hipoteteikisht që dëshiron të flasësh me partitë opozitare, po çfarë mund të bëjnë partitë opozitare në kuptimin e themelimit të Asociacionit. Nuk mund të ketë themelim të Asociacionit me partnerë alternativë. Gjithçka çka mund të bëhet, mund të bëhet përmes dialogimit me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Kryeziu të premten në.

Ajo ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk dëshiron të themelojë një asociacion që do të shkaktonte telashe për Kosovën.

“Nuk mund ta krijojmë një Asociacion që i jep kompetenca ekskluzive një pakice, që janë serbët”, është shprehur ajo.

E pyetur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, Kryeziu ka thënë se po presin fjalën e organeve të drejtësisë dhe se nuk mund ta marrin për bazë një informacion, që siç ka thënë, vjen nga një gazetar që shpërndan lajme të rreme.

“Derisa është ngritur kallëzimi penal, duhet të presim vendimin dhe fjalën përfundimtare të organeve të drejtësisë. Nuk mund ta gjykojmë vetëm pse kemi parë një informacion që ka rrjedhur prej një pseudo-gazetari, nëpërmjet një portali krejtësisht të parëndësishëm dhe që është shpërndarë nga portalet tjera pa u vërtetuar. Aq më tepër kur ka ardhur prej një gazetari që njihet si përkrahës i Putinit dhe si një gazetar që në vazhdimësi ka shpërndarë informacione të rrejshme. Këtu ka shumë dyshime për të bërë të mendosh se këtu ka pasur diçka”, ka thënë Kryeziu.

Gjithashtu lexoni:

Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit

Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët

Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

“Kanga jonë” – një natë arti dhe kujtese për 26-vjetorin e çlirimit

Kosova News 13/01/2023 13/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas
19:52 -06/06/2025
Rama: Përfshirja e Prishtinës në platforma ndërkombëtare është dëshmi e rritjes së rolit të kryeqytetit në hartën globale
19:22 -06/06/2025
Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit
19:19 -06/06/2025
Kosovë – Armeni, formacionet zyrtare
18:09 -06/06/2025
Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci
18:05 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?