KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeziu: Ministria e Arsimit e ka ndarë buxhetin për ndërtimin e çerdheve, por Komunat duhet të sigurojnë lokacione të përshtatshme për ndërtimin e tyre
Arsim

Kryeziu: Ministria e Arsimit e ka ndarë buxhetin për ndërtimin e çerdheve, por Komunat duhet të sigurojnë lokacione të përshtatshme për ndërtimin e tyre

Kosova News
Kosova News 19:43 -28/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar qeverinë se nuk i ka realizuar premtimet për ndërtimin e 160 çerdheve të reja dhe për ofrimin e shujtave falas për nxënësit e ciklit fillor. Lidhur me këtë, nga Qeveria thonë se Ministria e Arsimit ka ndarë buxhetin për ndërtimin e këtyre çerdheve, por komunat duhet ta bëjnë ndarjen e lokacioneve të përshtatshme për ndërtimin e këtyre institucioneve parashkollore.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një videoje në Facebook ka thënë se nuk është realizuar premtimi i kryeministrit Kurti për 160 çerdhe të reja dhe shujta falas për nxënësit e klasëve 1-5.

Ai ka publikuar një video ku Kurti dëgjohet duke thënë “Do të kujdesem që për fëmijët tuaj të krijojmë vende të mjaftueshme në çerdhe duke i shtuar edhe 160 cerdhe në gjithë vendin, dhe të kemi shujta falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën”.

Abdixhiku ka thënë se vetëm 4 çerdhe janë realizuar dhe se fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë.

“Çka u tha e çka s’u bë? Në politikë, valuta e vetme është fjala e dhënë – zotimi i bërë. 160 çerdhe të premtuara, vetëm 4 të realizuara. Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ndërkohë Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryezium ka thënë për RTK-në se nga marrja e mandatit e deri më tani numri i përgjithshëm i çerdheve të përfunduara, shkollave të adaptuara në çerdhe, çerdheve që janë në proces të ndërtimit dhe atyre që janë proces të tenderimit, është 59.

Ai ka theksuar se MASHT ka ndarë buxhetin për ndërtim të çerdheve por se kërkesat dhe vendosja e lokacioneve bëhen nga komunat.

“Ligjërisht, Ministria e Arsimit nuk mund të fillojë ndërtimin e çerdheve pa pasur kërkesa të kompletuara nga komunat. Për këtë, përveçse në takimet formale me drejtorët komunal të arsimit, ne kemi dërguar edhe letra zyrtare në adresë të komunave, me kërkesë për aplikimi për çerdhe si dhe kemi ndarë me ta materialet e projekteve me qëllim të lehtësimit të informimit dhe aplikimit për çerdhet modulare. Secilën kërkesë të Komunave e kemi trajtuar dhe adresuar me kohë.

Në mënyrë që të përmbushim planifikimin tonë, vazhdojmë të jemi në pritje të komunave për ndarjen e lokacioneve të përshtatshme për ndërtimin e çerdheve dhe plotësimin e kërkesave formale”, ka thënë Përparim Kryeziu.

Tutje ai ka thënë se përkundër që Ministria e Arsimit ka planifikuar rreth 40 çerdhe për ndërtim dhe adaptim këtë vit, nga komunat kanë pranuar vetëm 12 kërkesa me lejet për fillimin e procedurave të tenderimit.

Gjithashtu lexoni:

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

Për çfarë kanë rënë dakord SHBA dhe Irani në marrëveshje dhe çfarë do të ndodhë më pas?

QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Bajraktari: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit nuk nënkupton mbylljen e rastit

Kosova News 28/10/2024 28/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve
15:52 -15/06/2026
Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”
15:22 -15/06/2026
Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht
15:01 -15/06/2026
Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati
14:46 -15/06/2026
Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren
14:23 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?