KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetari Konjufca: Rruga e Kosovës është vetëm një, është ajo e Evropës, çdo propozim tjetër është cenim i saj
Politikë

Kryetari Konjufca: Rruga e Kosovës është vetëm një, është ajo e Evropës, çdo propozim tjetër është cenim i saj

Kosova News
Kosova News 13:20 -09/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Ditën e Evropës, 9 majin, e cila shënohet në Kosovë si festë zyrtare.

Përmes një statusi në Facebook, Konjufca ka thënë se rruga e Kosovës është vetëm një dhe sipas tij, ajo është drejt Bashkimit Evropian.

“Rruga e Kosovës është vetëm një, është ajo e Evropës, e frymës dhe parimeve të saj dhe çdo propozim tjetër është cenim i saj dhe i këtyre parimeve.

Rruga e vendeve joanëtare për në BE është njëkohësisht edhe rruga e BE-së drejt idesë së lartë të Evropës së Bashkuar, rruga ku ajo duhet të përmbush vetveten duke takuar vlerat e saj.

Sot festojmë Ditën e Evropës, për një Bashkim Evropian sa më të thellë, që nuk reduktohet në peshë teksa vijon procesin e zgjerimin.

Gëzuar 9 majin, Ditën e Evropës, ditën e aspiratës së lartë të paqes së drejtë, demokracisë dhe vlerave universale!”, ka shkruar Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca ka thënë se Kosova është shembull i shkëlqyer i demokracisë dhe vlerave universale të BE-së.

“Dita e Evropës, sidomos në kohën kur po ndodh lufta në Ukrainë, thërret një Evropë që në bazë ka ekonominë, por të asaj natyre që i rri përshtat thellësisë politike dhe linjave të qarta gjeopolitike, pa flirtime me elemente autoritare, që do të rrezonte parimin e demokracisë.

Kosova është sot një shembull i shkëlqyer i demokracisë dhe vlerave universale të Bashkimit Evropian, me të cilat shteti ynë synon të jetë sa më i akorduar, përtej të cilave nuk mund të bëhet lëshim, sepse ekzistenca e tij është e lidhur thelbësisht me të qenit e tij demokraci dhe vend i këtyre vlerave universale’, ka shkruar ndër të tjera Konjufca.

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Kosova News 09/05/2023 09/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?