KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetari i Zubin-Potokut: S’kemi arsye për të dhënë dorëheqje
Politikë

Kryetari i Zubin-Potokut: S’kemi arsye për të dhënë dorëheqje

Kosova News
Kosova News 12:38 -23/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, thotë se nuk mendon të japë dorëheqje nga detyra e udhëheqësit të kësaj komune, pasi thekson se duhet të ketë arsye e rrugë ligjore për ta bërë këtë.

“Njëherë nuk po mendoj për dorëheqje se këto janë veç spekulime të bisedohet nuk mendoj, ne jemi duke punuar, njëherë për njëherë nuk kemi thirrje për dorëheqje”, tha Zeqiri.

Ai ka shtuar mënyra e largimit të kryetarëve me peticion është një proces që merr më shumë kohë.

“Rrugët ligjore duhet të gjenden, nuk ka dorëheqje njëherë nuk po mendojmë. Për dorëheqje duhet të gjendet rruga ligjore, dorëheqjen nuk po e shoh të arsyeshme pa ndonjë arsye ligjore. Ne duhet me i gjet ligjërisht qysh është një rrugë ligjore që e ka përmendur edhe presidentja por është një kohë më e gjatë për tjetër nuk e di, duhet gjetur, në të kundërtën nuk kemi arsye për të dhënë dorëheqje”, tha ai.

Sipas Zeqirit, kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore duhet të vazhdojnë të punojnë për aq sa kanë mundësi, pasi sipas tij, ka dyshime nëse zgjedhjet e parakohshme do të prodhonin rezultat.

“Duhet me vazhdu me atë sa është e mundur sepse po të hymë sot në zgjedhje çfarë prodhojmë këtu është problem, arsyeja duhet të gjendet se a përmirëson kjo situatë me zgjedhje apo mund ta përkeqësoj situatën me zgjedhje”, tha Zeqiri për KosovaPress.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit të zhvilluar më 22 qershor në Bruksel me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se janë të hapur për zgjedhje të parakohshme në komunat veriore, por sipas tij ato duhet të ndodhin sipas zgjidhjes ligjore.

Situata në veri të Kosovës është tensionuar prej 26 majit kur kryetarët e zgjedhur u futën në objektet komunale nën asistimin e Policisë së Kosovës.

Para ndërtesave komunale po qëndrojnë protestues serbë të cilët po kundërshtojnë kryetarët shqiptarë.

Gjatë kësaj kohe, protestuesit në veri, në mesin e tyre edhe të tillë me maska, kanë sulmuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës, KFOR-it si dhe gazetarë.

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar disa prej sulmuesve, në mesin e tyre edhe organizatorin e sulmeve ndaj KFOR-it, Millan Millenkoviq-Llune.

Ndërsa, institucionet e Kosovës kanë njoftuar se forcat serbe kanë rrëmbyer tre policë kufitar të Kosovës, brenda territorit të vendit, të cilët po vazhdojnë të mbahen në Serbi.

Gjithashtu lexoni:

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës

Kosova News 23/06/2023 23/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?