Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka ngushëlluar familjen Gashi dhe Olluri, pas aksidentit në Kroaci, ku humbën jetën nëna dhe vajza.
Përmes një telegram ngushëllimi, Aliu ka thënë se është tronditur nga ky lajm, të cilin ai e konsideron si të kobshëm.
“Ky lajm i trishtë na ka prekur skajshmërisht, dhe familjeve Gashi dhe Olluri, miqve e të njohurve të tyre ua përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për këtë tragjedi të rëndë që na ka goditur të gjithëve”, thuhet në këtë telegram ngushëllimi.
Kryetari i Shtimes u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve dhe është lutur që ky të jetë rasti i fundit ku bashkatdhetarët pësojnë aksidente e humbin jetën në rrugë.
