Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në Facebook , ka treguar se bashkë me drejtuesin e respektuar të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, hoxhën Halil Kastratin, t’ua kumtojmë lajmin 9 familjeve të përzgjedhura me kushte të vështira ekonomike se do t’ua ndërtojmë shtepitë e reja
“LAJM FANTASTIK/ 9 familje do të bëhen me shtëpi të reja para këtij dimri
Sot patëm kënaqësinë që bashkë me drejtuesin e respektuar të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Hoxhën Halil Kastrati t’ua kumtojmë lajmin 9 familjeve të përzgjedhura me kushte të vështira ekonomike se do t’ua ndërtojmë shtepitë e reja”, ka thënë Aliu.
Aliu ka thënë se është gëzim i pamasë që do ta kanë mundësinë si Komunë të participojnë në këtë iniciativë fisnike dhe të ndikojmë në rritje të mirëqenies së qytetarëve tanë.
“Falënderim i përzemërt për Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për kontributin e tyre në ndërtimin e 9 shtëpive deri në muajin tetor nga gjithsejt 30 shtëpi që do të realizohen në tërësi të projektit të bashkëpunimit mes institucioneve tona”, përfundon Aliu.


