KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut: Nuk presin probleme – Kemi filluar demokratizimin e institucionit të komunës
Politikë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut: Nuk presin probleme – Kemi filluar demokratizimin e institucionit të komunës

KosovaNewss
KosovaNewss 14:06 -28/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i sapozgjedhur i komunws së Mitrovicës së Veriut, Eden Atiq ka thënë se nesër nuk presin probleme.

Ai është shprehur se mburret që pas shumë vitesh ka filluar demokratizimi i Institucionit të Komunës.

“Nesër nuk presim probleme, përveç probleme administrative. Siç e dini pas shumë e shumë vitesh, unë si kryetar komune i ri i Mitrovicës, mund të mburrem veç kemi filluar demokratizimin e institucionit të komunës.

Mesa unë kam lexuar nga mediat, reagimi ishte që të mos vazhdonim më tutje, pasi Institucionet e Sigurisë e kanë bërë detyrën për të siguruar hyrjen e kryetarëve të komunave në godinat e tyre.

Nuk po më duket shumë problematike”, u shpreh Atiq për ABC News.

Më tej, ai ka theksuar se për hyrjen e tij në komunë nuk ka pasur asnjë lloj problem që prej vitit të kaluar.

Atiq ka treguar se i vetmi rast ka qene një mini-protestë e grave dhe vajzave serbe.

“Për hyrjen time këtu nuk ka pasur ndonjë problem, pasi prej nëntorit të vitit të kaluar, kemi ardhur 15 delegatë të rinj nga Komuna e Veriut të Mitrovicës dhe as atëherë nuk e kemi pasur asnjë problem. Përjashto këtu ditën e emërimin, një miniprotestë nëse mund të quhet ashtu e vajzave dhe grave të nacionalitetit serb, të cilat e patën një kërkesë, protestuan përpara oborrit të komunës së Mitrovicës dhe e shfrytëzuam rastin me i taku. Një përfaqësuese prej tyre erdhi këtu dhe e dëgjuam. Si qeverisje e re menduam t’i zgjidhim këto probleme”, tha ai.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, u betua më 19 maj.

Nis ceremonia e betimit të kryetarit të ri – Flamuri i Kosovës vendoset në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut

Kryetarët e këtyre katër komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb, pas kërkesës së partisë së tij kryesore, Lista Serbe.

Katër komunat në veri kanë qenë pa kryetarë qysh në fillim të nëntorit, kur udhëheqësit e tyre – që të gjithë nga Lista Serbe – kanë dhënë dorëheqje.

Institucionet e Kosovës i kanë braktisur edhe zyrtarë të tjerë serbë në veri, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë në Prishtinë, për t’i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në RKS.

Pas trazirave të së premtes mes Policisë e grupit të serbëve lokalë në veri, kryetari i ri i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, e ushtroi funksionin e tij në zyrë të shtunën, por edhe sot.

Në cilësinë e kryetarit, ai e priti në takim dje ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, kurse sot i ka pasur në takim ministrin Faton Peci dhe zëvendësministrin Blerim Gasdhani.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci pasi i ka shkuar në zyrë kryetarit të ri të Leposaviqit, Lulzim Hetemit, tregoi për planet e projektet shumëmilionëshe për qytetarët e komunës.

Kryetari i Leposaviqit edhe sot del në zyrë, për vizitë i shkojnë ministri Peci dhe zv.ministri Gashani (FOTO)
Nis ceremonia e betimit të kryetarit të ri – Flamuri i Kosovës vendoset në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjithashtu lexoni:

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore

Njëri nga të arrestuarit për krime lufte në rastin “Reçaku II” është punëtor i Postës së Serbisë nga Poneshi i Gjilanit

Përballë sfidës me qentë endacakë, organizatat vendore dhe holandeze sigurojnë 50 mijë euro për sterilizim

Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

KosovaNewss 28/05/2023 28/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe
14:00 -14/06/2026
Bajraktari: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit nuk nënkupton mbylljen e rastit
13:36 -14/06/2026
Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore
13:32 -14/06/2026
Njëri nga të arrestuarit për krime lufte në rastin “Reçaku II” është punëtor i Postës së Serbisë nga Poneshi i Gjilanit
13:24 -14/06/2026
Përballë sfidës me qentë endacakë, organizatat vendore dhe holandeze sigurojnë 50 mijë euro për sterilizim
12:51 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?