KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetari i Kamenicës flet për KosovaNews, njofton për fillimin e procesit mësimor në shkolla
Arsim

Kryetari i Kamenicës flet për KosovaNews, njofton për fillimin e procesit mësimor në shkolla

Kosova News
Kosova News 13:26 -09/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kadri Rrahimi, kryetar i Komunës së Kamenicës e cila udhëhiqet nga Lëvizja vetëvendosje, ka konfirmuar për KosovaNews se ka filluar procesi mësimor në disa shkolla të kësaj komune.

Rrahimi tha se mësimi ka filluar në tri paralele të shkollës: “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë, mandej po punohet te shkolla “Avdullah Krasniqi”, shkolla “Skënderbeu” në Kopernicë, shkolla “Asllan Thaçi” në Karaqevë, dhe po ashtu tha se ka nisur punën edhe çerdhja “Filizat” në këtë qytet dhe pritet që deri  të hënën të fillojë punën edhe Gjimnazi “Ismail Qemaili”.

I pyetur se si po zhvillohet procesi mësimor në këto shkolla nga mësimdhënësit, Rrahimi u shpreh se ata janë duke e ushtruar profesionin e tyre në proces të rregullt ani pse mendojnë që kërkesat janë të arsyeshme, porse mjeti për t’i arritur kërkesat nuk është i duhuri dhe nuk ka nevojë për bojkot, por ka nevojë për fuqizim të kërkesave.

“Janë duke e ushtruar profesionin e tyre në proces të rregullt mësimor dhe pavarësisht asaj këta mësmidhënësit mendojnë që kërkesat janë të arsyeshme, ndërsa mjeti për t’i arritur kërkesat është i paarsyeshëm d.m.th nuk ka nevojë bojkot, por ka nevojë për fuqizim të kërkesave”, tha ai.

Rrahimi ka dhe një mesazh për qytetarët, prindërit, fëmijët e sidomos për mësimdhënësit.

Ai i fton mësimdhënësit që t’i kapin ditarët për të zhvilluar mësimin, pasi që sipas tij për shkak të mosmarrëveshjeve, nuk duhet ta pësojë fëmija, sepse ata kanë të drejta të  garantuara me ligje dhe konventa.

“Për qytetarët për prindërit për mësimdhënësit dhe fëmijët  kemi pas edhe  në diskutime edhe me SBASHK-un, ne mendojmë që kërkesat janë të arsyeshme  edhe mësimdhënësit i meritojnë pagat e dinjitetshme, por  ne nuk pajtohemi me mjetet qysh këta synojnë me i arrit  këto kërkesa. Pra përderisa ka një mosmarrëveshje të institucioneve dhe punëmarrësve, nuk duhet me pësu fëmija, ata duhet me qenë në shkollë, e drejta e tyre është e garantuar me ligje  vendore ndërkombëtare e konventa gjithashtu. Duhet e ka nevojë që sindikata me ndërru  formën e mjetit që  po e përdor për me i realizu kërkesat, u bëj thirrje mësimdhënësve me i  realizu kërkesat edhe me i kap ditarët  me ia nis mësimit”, tha Rrahimi për KosovaNews.

Lexoni edhe këtë:

Këshilli i Prindërve merr vendim – Nga e hëna prindërit pritet të mbajnë vet mësimin në shkolla për fëmijët e tyre

Gjithashtu lexoni:

Shpërthen zjarri në dy fshatra të Mitrovicës

Komuna e Kamenicës ndan 45 mijë euro për ekskurzione, planifikon t’i dërgojë nxënësit në Durrës

Rritet numri i divorceve në Kosovë, 147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji

Ministri Gashani: Kosova po përgatitet me përkushtim për Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

MASh u bën thirrje prindërve: Mos nxitoni t’i bleni tekstet mësimore, nuk është caktuar akoma çmimi

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?