Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka thënë se ka pasur dëme të konsiderueshme materiale nga shiu i rrëmbushem dhe breshëri, që u godit kjo komunë të martën pasdite.
Ballazhi ka theksuar se dëme në njerëz nuk ka.
“Ka dëme të konsiderueshme, sidomos makinave, shtëpi private oborre, ndriçimet që i kanë pasur. Është një pjesë e Komunës ku breshëri e ka thye. Salla e sportit të shkolla fillore ‘Ilaz Thaçit’. Ka dëme të konsiderueshme materiale por fatmirësisht dëme në njerëz nuk ka”, ka thënë Ballazhi per rtvd.
Disa komuna të vendit janë goditur nga breshëri pasditen e së martës.


