KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetari i gastronomëve për rastin në “Bon Vivant”: Të çarmatosen “terminatorët” që po e terrorizojnë krejt shoqërinë
Lajme

Kryetari i gastronomëve për rastin në “Bon Vivant”: Të çarmatosen “terminatorët” që po e terrorizojnë krejt shoqërinë

Kosova News
Kosova News 18:31 -05/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka reaguar lidhur me përleshjen me armë që ndodhi mbrëmë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ku për pasojë mbeti një person i vdekur dhe dhjetëra të tjerë të lënduar.

Kllokoqi fillimisht i ka shprehur ngushëllime familjes së 39-vjeçarit që humbi jetën në këtë ngjarje, ndërsa ka thënë se jeta është e shenjtë dhe kurrkush s’ka të drejtë ta marrë atë.

Ai tutje ka apeluar te gjykatat që njerëzit me vepra penale t’i dënojë me burg, ndërsa policisë i ka bërë thirrje “sa më parë me i ç’armatos ‘terminatorët’ që po e terrorizojnë krejt shoqërinë”.

 “Apeli jonë është që gjykatat, për çka edhe paguhen, me taksa të krejt neve bashkë si shoqëri, me ushtru detyrën për çka janë të thirrur, ata vetë me zbatu ligjin, njerëzit me vepra penale me i çu në burg, policia me kriju raporte bashkëpunuese me gastronomët, me kriju mundësinë me kalu sigurimi tek njësitet sekondare të policisë, edhe kryesorja: ligji për armëmbajtje me qenë prioritet, sa më parë me i ç’armatos ‘terminatorët’ që po e terrorizojnë krejt shoqërinë, në qendër të kryeqytetit, 200 metra larg stacionit kryesor të policisë në Kosovë”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.

Sipas tij, nuk është hera e parë që gastronomia luan rolin e fushë betejës të shumë problematikëve.

“Jemi vetë ne gastronomët që jemi kujdestarë, doktorë, psikologë, policë e gjithçka tjetër për njerëzit që kanë probleme, ose që qërojnë hesape në bizneset tona (bizneset që ushqejmë veten dhe familjet prej tyre). Problemet që i kemi prej pasluftë në Prishtinë (sidomos) kanë qenë se cili mangup ose ‘komandant’ po bën probleme më shumë edhe ku?!”

“Me ‘komandanta’ u rehatuam më në fund, se bonën pare, mangupat na mbetën në qafë edhe kësaj dite. Njerëz me nga 10 vepra penale enden të lirë në kryeqytet edhe gjithmonë ndër gastronomë dëgjohet llafi që ‘kur sun i ka bo kurrgjë shteti çka kom me i bo UNE?’. Zgjidhje absolute për ketë mentalitet nuk ka, minimizim të rasteve besojmë fuqishëm se po. Prishtinë edhe një herë ta thyem zemrën, ta prishëm rendin e qetësinë me sjellje primitive, të vnumë shaminë e zezë. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve të të vrarit dhe të plagosurve”, ka përfunduar ai

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Kosova News 05/08/2023 05/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve
15:38 -10/07/2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?