KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetari i Bujanocit dënon vandalizimin e posterit të komandant Lleshit
Lajme

Kryetari i Bujanocit dënon vandalizimin e posterit të komandant Lleshit

Kosova News
Kosova News 12:03 -17/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka reaguar pas vandalizimit të posterit që promovonte koncertin në kuadër të manifestimt të Ditëve të Komandant Lleshit. 

Ridvan Qazimi, i njohur me nofkën komandant Lleshi, ishte ndër komandantët më të shquar të  Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ai ra dëshmor më 24 maj të vitit 2001 në fshatin Tërnoc i Madh. 

Një video është publikuar ku shihet një person duke thyer xhamat e duke vandalizuar posterin e komandant Lleshit në Bujanoc. 

Pajaziti e ka quajtur sulm të papranueshëm ndaj kujtesës historike, kulturës dhe përpjekjeve për nderim të figurave që kanë dhënë gjithçka për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve në Luginë. 

“Me shqetësim dhe indinjatë kemi mësuar për aktin vandal të kryer ndaj posterit që promovon koncertin në kuadër të manifestimit të Ditëve të Komandant Lleshit. Thyerja e xhamit dhe dëmtimi i këtij posteri nuk është thjesht një veprim kundër një materiali promovues – është një sulm i papranueshëm ndaj kujtesës historike, kulturës sonë dhe përpjekjeve për nderimin e figurave që kanë dhënë gjithçka për lirinë dhe dinjitetin tonë. Ky akt i ulët nuk përfaqëson vlerat e qytetarëve tanë dhe të komunitetit tonë të shumëllojshëm që ndërton mbi respektin, tolerancën dhe bashkëjetesën. Ne e dënojmë fuqishëm këtë veprim dhe bëjmë thirrje që autoritetet përkatëse ta hetojnë rastin me seriozitetin e duhur, në mënyrë që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për këtë sjellje të papranueshme”, ka shkruar Pajaziti në Facebook. 

Ai ka thënë se aktet e tilla cenojnë frymën e unitetit dhe se do të vazhdohet me manifestimin siç është planifikuar. 

“Ne nuk do të lejojmë që akte të tilla të cenojnë frymën e unitetit dhe të respektit që përpiqemi të ndërtojmë çdo ditë. Manifestimi i Ditëve të Komandant Lleshit do të vazhdojë siç është paraparë – me dinjitet, krenari dhe në nderim të historisë sonë”.

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj: Kurrë s’kam pa njerëz duke ikur si pa kry, sikur serbët nga Jabllanica

Aksident mes trenit dhe veturës në Drenas, lëndohet një person

Një e mitur lëndohet pasi shoferi godet shenjën e komunikacionit në Landovicë

Tre të arrestuar e pesë armë të sekuestruara në Prishtinë

Policia sekuestron armë në Zubin Potok, shoqërohet një person

Kosova News 17/05/2025 17/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Macron: Në dy vjetët e ardhshme, Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian
15:08 -17/05/2025
Rizvanolli: Furnizimi me ujë i komunave veriore nga KRU Mitrovica i ka kushtuar Kosovës 19.5 milionë €
14:50 -17/05/2025
Real Madridi konfirmon zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Dean Huijsen
14:37 -17/05/2025
Rama: Evropa gati për një epokë të artë, Shqipëria partner kyç i ShBA-së dhe BE-së
14:14 -17/05/2025
Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi
13:58 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?