Sot është zhvilluar një takim mes Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), z. Kushtrim Hodaj, dhe një përfaqësuesi ndërkombëtar, ku u diskutuan një sërë çështjesh me rëndësi për funksionimin dhe forcimin e integritetit në Policinë e Kosovës.
Gjatë takimit, u theksuan përpjekjet e vazhdueshme të IPK-së për të forcuar integritetin policor, për të adresuar sfidat operacionale dhe për të avancuar strukturat dhe kapacitetet e brendshme të institucionit.
Përfaqësuesi ndërkombëtar vlerësoi rolin e IPK-së në rritjen e llogaridhënies dhe integritetit brenda Policisë së Kosovës, duke shprehur përkrahjen e vazhdueshme për misionin e këtij institucioni të rëndësishëm të sundimit të ligjit.
Palët u dakorduan për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe eksplorimin e mundësive të reja për angazhim të përbashkët, me fokus në forcimin e qëndrueshmërisë institucionale dhe zhvillimin profesional.