Pjesëtarët e grupit Wagner të zhvendosur në Bjellorusi mund të paraqiten si emigrantë dhe të hyjnë në BE, ka paralajmëruar kryeministri polak Mateusz Morawiecki.
Wagner gjithashtu mund të bëjë të mundshëm migrimin e paligjshëm nga Bjellorusia, të cilën Polonia e përshkruan si “luftë hibride”, thotë ai.
Rreth 100 trupa të grupit Wagner janë zhvendosur pranë qytetit të Grodno-s, afër kufirit polak dhe lituanez, shtoi kryeministri.
Zhvendosja e trupave të Wagnerit në Bjellorusi erdhi pas një marrëveshjeje për t’i dhënë fund rebelimit të tyre që patën një muaj më parë kundër udhëheqjes ushtarake ruse.
Ata u nisën nga Ukraina, drejt në Moskë, por pa mbërritur në kryeqytetin rus ata u detyruan të tërhiqen pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Varshava thotë se prania e këtij grupi në Bjellorusi përbën kërcënim të mundshëm dhe po kërkon të forcojë krahun e saj lindor.
Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko e ka mohuar më parë një krizë emigrantësh në Evropë.


