Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë paraditës së sotme ka vizituar Komunën e Leposaviçit.
Gjatë kësaj vizite Kurti ka takuar kryetarin e komunës Lulzim Hetemi me të cilin ka biseduar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunën e Leposaviçit.
Vizita e kryeministrit ka qenë e befasishme dhe pa paralajmërim e cila është shoqëruar me masa të rrepta të sigurisë nga ana e Policisë së Kosovës.

Kryeministri Kurti gjatë kësaj vizite ka qenë i shoqëruar nga ministri i pushtetit lokal Elbert Krasniqi.

