KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti vizitoi Policinë e Kosovës, ritheksoi zotimin për të mos reshtur së kërkuari drejtësi për krimet e luftës
Politikë

Kryeministri Kurti vizitoi Policinë e Kosovës, ritheksoi zotimin për të mos reshtur së kërkuari drejtësi për krimet e luftës

Kosova News
Kosova News 14:01 -10/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nuk parashkruhen e as nuk vjetrohen asnjëherë. Kriminelët e luftës dhe urdhërdhënësit e tyre duhet nxjerrë para drejtësisë dhe Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Kosovë.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti., i cili gjatë ditës së enjte së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vizitoi Drejtorinë e porsa themeluar për Hetimin e Krimeve të Luftës, që në të kaluarën ka qenë në nivel sektori.

Sipas strukturës së re organizative, drejtoria parashihet të ketë 41 zyrtarë hetues.

“U vlerësua struktura e re organizative e miratuar e Policisë së Kosovës, me të cilën ky sektor, që ka vepruar me gjithsej 19 zyrtarë hetues, është ngritur në nivel të drejtorisë, dhe në nivelin hierarkik dhe funksional është lidhur drejtpërdrejt me Departamentin Qendror të Hetimeve. Nuk ka më prioritet se e vërteta dhe drejtësia për krimet e kryera gjatë luftës, jo veç për këtë brez, por edhe për brezat e ardhshëm”, tha Kryeministri Kurti.

Duke i falënderuar për punën dhe angazhimin, Kryeministri Kurti ofroi  mbështetjen e plotë për drejtorinë e re.

Kryeministri Kurti veçoi rëndësinë e zbatimit të ligji për gjykimin në mungesë si dhe Ligjin për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, të cilin Qeveria e ka dërguar për miratim në Kuvend.

Duke folur për drejtësi për viktimat dhe shoqërinë lidhur me krimet dhunës seksuale, të përdorur si armë lufte në Kosovë, Kryeministri tha se duhet shtuar angazhimi i përbashkët në tejkalimin e pengesave drejt rritjes së numrit të dënimeve nga gjykatat në Kosovë.

Ai theksoi rëndësinë e  adoptimit të deklaratës pёr personat e zhdukur, me të cilën pas mohimit 24 vjeçar, Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë gjatë luftës nё Kosovë. Veçoi dakordimin për hapje të arkivave nga Serbia, pasi zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë, pjesë e projektit gjenocidal për shfarosjen e shqiptarëve, “Patkoi”. Po ashtu, theksoi dakordimin për të përdorur të dhënat satelitore, LIDAR dhe teknologji tjera në zbulimin e varrezave masive potenciale në territorin e Serbisë.

Në takimin e përbashkët me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, Gazmend Hoxha,  Drejtorin e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, të emëruar së fundmi, Bashkim Spahiu, hetuesit dhe zyrtarët e kësaj drejtorie, u ritheksua zotimi i Qeverisë për të mos reshtur së kërkuari drejtësi për krimet e luftës.

Përderisa që nga nesër do të fillojnë punën 15 hetues të rinj, procesi i rekrutimit do të vijojë deri në plotësimin e totalit të zyrtarëve të planifikuar me strukturë, pra 41 sosh.

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kosova News 10/05/2023 10/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?