KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti vazhdon vizitën në Gjermani, sot takohet me mërgatën tonë atje
Politikë

Kryeministri Kurti vazhdon vizitën në Gjermani, sot takohet me mërgatën tonë atje

Kosova News
Kosova News 08:37 -10/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon edhe sot vizitën e tij dyditore në Gjermani, ku të shtunën është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin, ku ka marrë pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate. Kurti  do të vijojë sot takimet me mërgatën tonë në Gjermani.

Kryeministri Kurti, në margjina të Kongresit të SPD-së, pati takime edhe me Sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste, Benedicta Lasi, si dhe me kryetarin e SPD-së, njëkohësisht deputet i Bundestagut gjerman, Lars Klingbeil.

Bëhet e ditur se me sekretaren Lasi, u diskutua mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit brenda familjes politike të spektrit të majtë socialdemokrat dhe promovimit të vlerave të përbashkëta të demokracisë, drejtësisë e barazisë për të gjithë.

Kryeministri Kurti, dje në takim me kryetarin e SPD-së Klingbeil, ka thënë se rajoni përket brenda Bashkimit Evropian, e Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e aspiratës së saj për anëtarësim në BE, ku dhe e ka bërë hapin e parë duke aplikuar për anëtarësim. Në lidhje me dialogun, ai theksoi se Kosova vijon të mbetet konstruktive e aktive në proces, drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjen reciproke, thuhet tutje në njoftim.

Të shtunën kryeministri Kurti kishte takime edhe me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Ai tha se me kancelarin e bëjnë bashkë marrëdhëniet e forta bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, angazhimi i përbashkët në Procesin e Berlinit dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe bindjet tona socialdemokrate.

Gjithashtu lexoni:

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit

Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës

Ndahet nga jeta në një aksident i riu nga Pozherani

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Kosova News 10/12/2023 10/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Portugalia – Spanja, formacionet zyrtare
20:46 -08/06/2025
“Defender 2025” mbyllet me sukses, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vlerëson Forcat e Armatosura
19:28 -08/06/2025
Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit
19:10 -08/06/2025
I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë
18:39 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?