KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti uron Pavarësinë e Shqipërisë: Sot na kujton se e drejta jonë fisnike për liri është luftuar prej kohësh
Politikë

Kryeministri Kurti uron Pavarësinë e Shqipërisë: Sot na kujton se e drejta jonë fisnike për liri është luftuar prej kohësh

Kosova News
Kosova News 16:37 -28/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Shqipërinë në Ditën e saj të Pavarësisë.

Ai me rastin e 111-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ka thënë se kjo ditë kujton se e drejta për liri është luftuar prej kohësh që nga fitorja e Skënderbeut në Krujë e deri te shpallja e pavarësisë së vitit 1912.

“Urime Dita e Pavarësisë së Shqipërisë të gjithë shqiptarëve në mbarë botën. Që nga fitorja e Skënderbeut në Krujë e deri te Shpallja e Pavarësisë së vitit 1912, sot na kujton se e drejta jonë fisnike për liri është luftuar prej kohësh, duke simbolizuar shpirtin dhe qëndresën e popullit shqiptar”, ka shkruar Kurti në “X”.

Në këtë 111-vjetor të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, një ceremoni u mbajt në qytetin e Vlorës, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidentin Bajram Begaj, kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryeministrin Edi Rama, morën pjesë në ngritjen e flamurit dhe bënë homazhe në “Sheshin e Flamurit”.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti shprehu urimet e tij për shqiptarët në këtë festë kombëtare, duke theksuar se 28 Nëntori është një ditë e madhe për flamurin dhe lirinë, për pavarësinë dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve kudo në botë, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe mërgatën.

Ai ka shtuar se edhe pse kjo është një ditë festimi, çdo ditë tjetër të gjithë duhet të përkushtohen për vlerat dhe synimet e personaliteteve të shquara të historisë shqiptare.

Kurti ka theksuar se duhet të punojmë për idealet e Skënderbeut nga Kruja, për vizionin dhe veprën e Ismail Qemalit nga Vlora, dhe për heroizmin dhe dedikimin e Adem Jasharit nga Prekazi.

“Ne ishim këtu për të bërë nderime në Vlorë me krerët institucionalë të shtetit shqiptar dhe pasdite do të jemi në Kosovë për të bërë homazhe te varrezat e Jasharajve në krye me kryekomandantin Adem Jashari”, ka thënë kryeministri Kurti.

Aktivitetet për shënimin e 28 Nëntorit, kësaj date themeltare të identitetit kombëtar shqiptar, kryeministri Kurti ka deklaruar se do t’i vazhdojnë edhe nesër.

Happy 🇦🇱 Independence Day to all Albanians around the world. From Skanderbeg's victory in Kruja to the Declaration of Independence of 1912, today reminds us that our noble right to freedom has been long fought, symbolizing the enduring spirit & resilience of the Albanian people. pic.twitter.com/kdw5sYKQN1

— Albin Kurti (@albinkurti) November 28, 2023
Kryeministri Kurti në Vlorë: Të punojmë për idealet dhe synimet e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit

Gjithashtu lexoni:

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?