KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti uron Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare
Politikë

Kryeministri Kurti uron Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare

Kosova News
Kosova News 18:31 -21/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim grupin punues për formimin e Njësisë për harmonizim dhe përkthim në Qeverinë e Kosovës.

Shumëgjuhësia është e rëndësishme për multikulturalizmin dhe e ndihmon atë. Tolerancën e zëvendëson me bashkëpunim dhe solidaritet, tha Kryeministri Kurti.

Duke uruar Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, Kryeministri Kurti tha se shumëllojshmëria gjuhësore përveç se element i trashëgimisë së pasur kulturore, është edhe mjet për të arritur mirëkuptim dhe bashkëpunim të shtuar ndërkulturor në shoqërinë tonë.

Duke vlerësuar arritjet në përdorimin e gjuhëve në Kosovë, u theksua angazhimi dhe përpjekjet e përbashkëta për t‘i adresuar mangësitë që ende ekzistojnë. Në takim u ritheksua rëndësia e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve zyrtare në Kosovë, si dhe u vlerësua puna dhe hapat e ndërmarrë deri më tani për themelimin e Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Kjo do të lehtësojë qasjen në informata me interes publik, duke siguruar përkthime cilësore të ligjeve dhe akteve nën-ligjore në gjuhët zyrtare të Kosovës.

Shumëgjuhësia dhe edukimi, u veçuan si thelbësore për ruajtjen e identitetit kulturor dhe për mësimin rreth kulturës së të tjerëve, si dhe për forcimin e lidhjeve mes komuniteteve. U vlerësua themelimi i Programit Ballkanistik në Universitetin e Prishtinës, ku studentë nga të gjitha komunitetet mund t’i mësojnë gjuhët e popujve të Ballkanit. Në këtë program, të vetmin në rajon, studentë të komuniteteve të ndryshme mësojnë gjuhët e rajonit së bashku, si dhe gjithashtu mësojnë për antropologji, për linguistikë dhe për teoritë e përkthimit.

Në komunikatën për media thuhet se në këtë takim, ku morën pjesë edhe Komisioneri i Gjuhëve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Slavisa Mladenović, si dhe Elizabeth Katherine Gowing, këshilltare e Kryeministrit për Çështjet e Komuniteteve, u ritheksua përkushtimi dhe përpjekjet e Qeverisë për të siguruar mbrojtjen e së drejtës për të përdorur gjuhët zyrtare për të gjithë qytetarët e Kosovës, që të punojnë dhe të arrijnë rezultate bashkërisht.​

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie

Kosova News 21/02/2023 21/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen dy persona në Zubin-Potok, dyshohet se gjatë luftës kanë vrarë 23 civilë shqiptarë
09:25 -28/07/2026
Kapet në kufi me dokumente të personave të tjerë dhe vendime të gjykatave serbe
09:22 -28/07/2026
Vazhdon seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc
08:36 -28/07/2026
Sot merret vendimi në rastin “Drenica 1”
08:33 -28/07/2026
Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste nuk mund të tërheqë zvarrë rajonin
22:44 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?