Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Itali.
Kështu thuhet në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit.
Tutje bëhet e ditur se nesër i pari i ekzekutivit do të vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku do të takohet me Papa Françeskun dhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol.


