KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në mesin e 40 liderëve botërorë
Politikë

Kryeministri Kurti do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në mesin e 40 liderëve botërorë

Kosova News
Kosova News 14:04 -16/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në këtë kohë pasigurie për globin krerët botërorë nga nesër për tri ditë radhazi takohen në Mynih të Gjermanisë.

Ata mblidhen në kuadër të Konferencës së sivjetshme të Sigurisë në Mynih, që i fillon punimet të premten, më 17 shkurt, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe do të jetë e hapur deri me datën 19 shkurt.

Konferenca është platformë për këmbimin e mendimeve mes krerëve të vendeve të ndryshme të botës, për çështje aktuale të politikës dhe sigurisë globale.

Burimet e KosovaNews brenda kabinetit qeveritar bëjnë të ditur se në këtë organizim të rëndësishëm ndërkombëtar do të merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ai do ta përfaqësojë vendin tonë dhe do të shpalosë atje qëndrimet e Kosovës për tematikat që diskutohen.

Konferenca e 59 e Sigurisë në Mynih, kësaj radhe do të jetë nën kryesimin e ish-ambasadorit gjerman pranë OKB-së dhe ish-këshilltarit për politikë të jashtme të Angela Merkelit, Christoph Heusgen.

Heusgen e mori kështu stafetën nga një tjetër njohës i rajonit të Ballkanit, Wolfgang Ischinger.

Këtë vit priten të vijnë në kryeqytetin e Bavarisë në jug të Gjermanisë rreth 40 krerë shtetesh dhe qeverish si edhe rreth 100 ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga vende të ndryshme të botës. Por në konferencë ka edhe shumë përfaqësues të parlamenteve, ekspertë, organizata joqeveritare e diplomatë.

Ballkani Perëndimor do të jetë ndër diskutimet e konferencës, por fokusi kryesor pritet të jetë padyshim Ukraina dhe ndihma ushtarake për mbrojtjen e saj nga agresori rus./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie

Kosova News 16/02/2023 16/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Krizë te Kombëtarja Italia, Maldini e Leonardo largohen 16 ditë pas emërimit
21:44 -27/07/2026
Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve
19:37 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?