KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti u kërkon serbëve lokalë që të distancohen nga grupet kriminale dhe Vuçiqi që i financon ato
Politikë

Kryeministri Kurti u kërkon serbëve lokalë që të distancohen nga grupet kriminale dhe Vuçiqi që i financon ato

Kosova News
Kosova News 13:47 -11/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të dielën se serbët janë qytetarë të Kosovës dhe se ata duhet të distancohen nga grupet kriminale dhe regjimi i Aleksandar Vuçiqit, i cili i financon ato dhe kërkon luftë.

Ai akuzoi Serbinë se dëshiron të kërcënojë integritetin territorial të Kosovës dhe se dëshiron të destabilizojë gjithë rajonin e Ballkanit.

Kurti tha se të gjitha institucionet e Kosovës do të jenë vigjilente për të mundësuar vendosjen e paqes, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.

Mes tjerash Kurti në konferencën për media ka thënë se qeveria është e interesuar për me bashkëpunim me serbët në Kosovë.

Ai është shprehur se ata duan që serbët në Kosovë të marrin pozitat që u takojnë me kushtetutën e vendit.

“Qeveria është e interesuar për bashkëbisedim e bashkëpunim me komunitetin serb në Kosovë, me të gjithë serbët të cilët kanë të drejta të rezervuara, të garantuara e të cilat ata do të duhej t’i shfrytëzojmë”.

“Ne jemi qeveria më demokratike dhe progresiste në rajon. Duam që komuniteti serb në Kosovë të marr pozitat që u takojnë me kushtetutën tonë, të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme e të ulen pranë nesh në parlament e në kabinetin qeveritar në mënyrë që bashkë t’i marrim vendimet për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Ai është shprehur se duan të veprojnë me kujdes, për shkak, siç u shpreh ai, të ndjeshmërisë ndaj situatës.

“Këto mesazhe i kemi dërguar çdo ditë, që nga dita e parë e qeverisjes sonë. Fatkeqësisht Serbia përmes grupeve kriminale dhe duke shfrytëzuar këtë ambient të mungesës së sundimit të plotë të ligjit në veri, për një kohë të gjatë ka mbajtur dhe po mban peng qytetarët serbë. Ne duam të veprojmë me kujdes, duke e kuptuar ndjeshmërinë ndaj situatës, këtë e kemi dëshmuar gjatë gjithë kohës”.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla: Është e qartë se ekziston qasje bllokuese e partive opozitare

Osmani në Osaka: Kosova, një demokraci që shikon drejt së ardhmes

Hoxha: Kemi dorëzuar dëshmi që Spahiu s’është pjesë e PK-së nga viti 2022

Aksion kundër korrupsionit në Prishtinë, arrestohen një avokat dhe një instruktor për mashtrim

Bildt për dialogun Kosovë-Serbi: Pritjet duhet të jenë të kufizuara

Kosova News 11/12/2022 11/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
few clouds
29° _ 28°
45%
5 km/h
Thu
27 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
26 °C

Lajmet e Fundit

Vuçiq shkon në Ukrainë, por refuzon ta nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
23:11 -11/06/2025
Haxhiu: Vendimi i Kushtetues nuk do t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit
22:48 -11/06/2025
Sveçla: Është e qartë se ekziston qasje bllokuese e partive opozitare
22:45 -11/06/2025
Kurti: Suksesi i Kosovës pas përfundimit të luftës është edhe sukses i NATO-s
22:14 -11/06/2025
Shqipëria avancon në procesin e anëtarësimit në BE
21:48 -11/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?