KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti u bën thirrje përfaqësuesve evropianë ta mbështesin Kosovën në KE
Politikë

Kryeministri Kurti u bën thirrje përfaqësuesve evropianë ta mbështesin Kosovën në KE

Kosova News
Kosova News 18:40 -07/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se gjatë qëndrimit në Bukuresht, në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropian, i ka ftuar zyrtarët evropianë që ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin drejt Këshillit të Evropës, veçanërisht në votimin e radhës, më 16 prill, në Asamblenë Parlamentare.

“Vizitë produktive, jo vetëm për të forcuar bashkëpunimin me miqtë e aleatët tanë më të ngushtë, por edhe për t’u frymëzuar më shumë tek vlerat tona, e rritur diapazonin e dijeve dhe përkushtimin për ardhmërinë tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai është shprehur i kënaqur që është rikthyer mes miqsh në familjen e madhe socialdemokrate evropiane.

“Këtë herë, konferenca e radhës e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES), ishte në qytetin e bukur të Bukureshtit. Bukureshtin e njohim mirë edhe si qytet i cili ka qenë historikisht një vatër e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, një vend ku intelektualë shqiptarë lirisht e shtjelluan mendimin kombëtar. Teksa jemi dy muaj para zgjedhjeve evropiane, ky takim kishte rëndësi madhore për fuqizimin e bashkërendimit mes nesh”, ka theksuar Kurti.

Tutje kryeministri ka thënë se socialdemokracia i bart idetë, traditën dhe vlerat për të mbrojtur e zhvilluar demokracinë dhe evropianizmin, në një kohë kur “ato janë të rrezikuara nga forcat e regjimet autokratike që synojnë dobësimin e Bashkimit Evropian”.

Kurti ka thënë se gjatë qëndrimit në konferencën e PES-it, midis përfaqësuesve të partive të ndryshme, ishte pjesëmarrës në pritjen e kryeministrit të Rumanisë, Marcel Ciolacu.

“Në konferencë e margjina të saj bashkëbiseduam por edhe patëm kënaqësinë të ishim edhe në praninë e Komisionerit Evropian dhe njëherazi kandidatit unanim të PES-it për president të Komisionit Evropian, Nicolas Schmit, kryetarit të PES-it dhe ish-kryeministrit të Suedisë Stefan Löfven, gjithashtu të Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, zëvendëskryetares të Parlamentit Evropian, Katarina Barley, kryetares së grupit të socialistëve dhe demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian, Iratxe Garcia Pérez, dhe shumë përfaqësuesve të tjerë prej partive anëtare të PES-it”, ka shtuar Kurti.

Ai ka thënë se qëndrimin në Rumani, e kaloi edhe në shoqërinë e dy përfaqësuesve të mërgatës shqiptare të Rumanisë: zëvendëskryetarin e Shoqatës “Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë” (ALAR) Luan Topçiu, dhe doktorin për shkencat dhe inxhinierinë e metalurgjisë, Përparim Demi.

“Gjurmët e rilindasve tanë e patriotëve të kombit, i vizituam në brendi të qytetit. Nga pllaka përkujtimore e kishës “Shën Nikolla” ku shënohet se aty ka meshuar për herë të parë në gjuhën shqipe rilindasi Fan S. Noli në vitin 1911, e deri te parku Herastrau ku gjendet edhe busti i poetit tonë të madh, Naim Frashërit, jo larg atij të Viktor Hugos. E vizituam dhe bustin e Ismail Qemalit te “Grand Hotel Continental” ku me 5 nëntor të vitit 1912, ai së bashku me Luigj Gurakuqin u takua me atdhetarë të tjerë para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë”, ka nënvizuar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht

Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati

Kosova News 07/04/2024 07/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë
19:13 -15/06/2026
Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës
18:52 -15/06/2026
Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë
18:25 -15/06/2026
Prokuroria e Pejës pret partnerët ndërkombëtarë, diskutojnë për bashkëpunimin
18:21 -15/06/2026
Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7
17:37 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?