KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti takon studentët e UP-së, fitues në tri kategori të garës ndërkombëtare për arkitekturë ‘Inspireli’
Arsim

Kryeministri Kurti takon studentët e UP-së, fitues në tri kategori të garës ndërkombëtare për arkitekturë ‘Inspireli’

Kosova News
Kosova News 14:47 -20/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mirëpritën dhe zhvilluan një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, fitues në tri nga gjashtë kategoritë e garës ndërkombëtare Inspireli EduProject Competition Croatia.

Kjo është hera e parë që studentët nga Kosova marrin pjesë në këtë garë në mënyrë të organizuar institucionale si Universitet i Prishtinës me ftesë nga organizatorët Inspireli Awards 2023.

Duke ua uruar fitoren studentëve të vitit të pestë të Fakultetit të Arkitekturës, të cilët janë shpallur fitues në tri nga gjithsej gjashtë kategoritë e garës ndërkombëtare të organizuar nga platforma ndërkombëtare për arkitekturë Inspireli për projektimin e resorit turistik Miris Garden, në lokacionin Stari Grad – Paklenica, që gjendet pranë qytetit të Zarës, në Kroaci, kryeministri tha se këto arritje na bëjnë krenarë të gjithë.

Nën mentorimin e Prof. Rozafa Basha dhe Prof. Arta Xhambazi, studentët pjesëmarrës nga Kosova, pesë vajza dhe katër djem, morën vendin e parë në kategorinë e projektimit të qendrës komerciale, në kategorinë e projektimit të hotelit dhe në kategorinë e projektimit të apartamenteve.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, studentët treguan edhe përvojat e tyre nga kjo garë, emocionet si fitues, dhe planet për të ardhmen.

Këtë vit në garë kanë marrë pjesë studentë nga 38 vende të botës me 163 projekte. Juria vlerësuese ka gjithsej 963 anëtarë nga 126 vende të botës.

Fituesve të garave Inspirel u jepet mundësia të vizitojnë zyra/firma të njohura botërore të arkitekturës dhe dizajnit. Së fundi, një nga fituesit e kaluar të garës Inspireli është punësuar nga firma Zaha Hadid Architects në Londër, pas një vizite me ftesë të firmës. Pjesëmarrja në garë automatikisht garanton anëtarësinë e përhershme në platformë dhe nënkupton mundësinë për këshillim falas dhe rrjetëzim mes studentëve dhe universiteteve.

Gjithashtu lexoni:

Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim

Kosova News 20/09/2023 20/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
58%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?