KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti takoi nënkryetarët dhe zyrtarët komunalë për komunitetet, diskutohet “Parandalimi i martesave të hershme”
Politikë

Kryeministri Kurti takoi nënkryetarët dhe zyrtarët komunalë për komunitetet, diskutohet “Parandalimi i martesave të hershme”

Kosova News
Kosova News 14:35 -07/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në mbledhjen me nënkryetarët dhe zyrtarët komunalë për komunitetet, me temë qendrore diskutimi “Parandalimi i martesave të hershme”. Përveç përfaqësuesve të institucioneve lokale, të pranishëm në këtë takim ishin edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Erxhan Galushi.

Në fjalën e tij theksoi se qëllimi i përbashkët i të gjithë akterëve të pranishëm, është parandalimi i martesave të hershme. Kjo dukuri, që i prek sidomos vajzat, siç tha kryeministri, pasohet me humbjen e mundësive të tyre në arsim, për fëmijët e tyre eventualë, dhe kësisoj për familje të tëra.

“Është fenomen përgjithësisht i fshehur, mirëpo shifrat e UNICEF-it me Agjencinë e Statistikave, prej vitit 2020 na tregojnë që në grup moshën 20 deri në 24 vjeç, 31% të grave e vajzave rom, ashkali dhe egjiptian kanë qenë të martuara nën moshën 18 vjeçare. Kjo nënkupton se qindra vajza, çdo vit, që kanë të drejtat dhe mundësitë e tyre për të ardhmen e tyre janë të dëmtuara rëndë”, shpjegoi tutje ai.

Krahas institucioneve lokale, të cilat punojnë në mënyrë të vazhdueshme me vajza të cenuara dhe me familjarët e tyre, me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u themelua Grupi Punues Ndërinstitucional për raportimin dhe parandalimin e martesave të hershme. Anëtarët e këtij grupi po vazhdojnë hartimin e një plani të veprimit të qartë dhe ambicioz, për çka u përgëzuan nga kryeministri Kurti.

Në anën tjetër, kryeministri përmendi faktin se, pavarësisht që ka lagje të caktuara ku çdo e treta vajzë martohet e re – si fëmijë, ky nuk është një problem në masë të njëjtë në çdo rajon të Kosovës.

“Ka komuna ku vajzat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian më shumë janë bërë shembuj për vijueshmërinë në shkollat e mesme dhe në fakultete, në aktivizimin edhe në aktivitete të ndryshme kulturore, shoqërore, publike”, shtoi ai, duke shprehur mirënjohje edhe për aktiviste të komuniteteve që angazhohen për luftimin e dukurisë së martesave të hershme.

Në fund, ky takim u cilësua një hap i rëndësishëm në zbatimin e planit të krijuar nga Grupi Punues Ndërinstitucional dhe në angazhimin e akterëve që janë kyçë për mbrojtjen e vajzave, mbrojtjen e të gjithë fëmijëve.

Gjithashtu lexoni:

ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët

Presidentja Osmani: Është koha që BE-ja të lëvizë përpara me vendime të merituara për Kosovën

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Izraeli sulmon godinën e televizionit shtetëror të Iranit

Kosova News 07/06/2024 07/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi
22:20 -16/06/2025
Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit
21:58 -16/06/2025
Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?