KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Serbia po thotë që s’do ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit
Politikë

Kryeministri Kurti: Serbia po thotë që s’do ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

Kosova News
Kosova News 16:47 -25/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve me Serbinë duhet të zbatohet sa më shpejt, por Beogradi, sipas tij, nuk ka gatishmëri për ta zbatuar atë.

Këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia e arritën në Bruksel në fund të shkurtit dhe më pas në mars u pajtuan edhe për aneksin e zbatimit të saj.

“Marrëveshja e 27 shkurtit, që është propozim i BE-së me iniciativën e Francës dhe Gjermanisë, dhe më pas aneksi implementues që u bë pjesë integrale nga takimi i Ohrit i 18 marsit, duhet të zbatohen në plotni dhe sa më parë. Pra, teksti është i qartë, ai do zbatim. Është për të ardhur keq që pala tjetër ka thënë që do të bëjë zbatim të pjesshëm, që është një mënyrë tjetër për të thënë që nuk do të bëjë zbatim”, tha Kurti për gazetarët në Prishtinë më 25 prill.

Ky reagim i Kurtit vjen një ditë pasi Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, në nenin katër thuhet se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Më 24 prill, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës votoi që t’i përcjellë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Për këtë vendim, 33 vota ishin për, shtatë kundër dhe pesë abstenime.

Bashkimi Evropian ka refuzuar që të komentojë nëse vota kundër e Serbisë në takimin e Komitetit Ministror të Këshillit të Evropës përbën shkelje të Marrëveshjes së Ohrit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 25 prill falënderoi shtetet që votuan kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai madje tha se Serbia do të aplikojë reciprocitet për shkak të Kosovës.

“Kemi vendosur t’i respektojmë më shumë vendet mike ndaj Serbisë. Të kujdesemi për politikën dypalëshe dhe të mos kalojmë kufijtë e reciprocitetit. Nëse dikush nuk e respekton integritetin tonë territorial, pse ta respektojmë ne të tijin”, tha Vuçiq gjatë një konference për media në Beograd.

Këto zhvillime vijnë një javë para se Kurti dhe Vuçiq të takohen në Bruksel në rundin e ri të dialogut, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Në agjendën e takimit të 2 majit pritet të jetë edhe draft-statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Para mediave në Prishtinë, Kurti tha se gjatë takimit të Ohrit ka shprehur gatishmërinë që ta shkruajë vetë draft-statutin për Asociacionin, por i është thënë që këtë fillimisht duhet ta bëjë ekipi menaxhues.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se marrëveshja e vitit 2015 mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën dhe duhet të harmonizohet përmes akteve ligjore.

Qeveria e Kurtit ka refuzuar formimin e asociacioneve njëetnike, duke thënë se mund të dëmtojnë funksionalitetin e Kosovës.

Kurti: Isha i gatshëm ta shkruaj vet draft-statutin për Asociacionin, nuk më lanë

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Kosova News 25/04/2023 25/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?