KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Që nga viti 2021, për trafikim janë arrestuar 353 persona
Politikë

Kryeministri Kurti: Që nga viti 2021, për trafikim janë arrestuar 353 persona

Kosova News
Kosova News 11:35 -18/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz, me ç’rast bëri thirrje për më shumë punë me qëllim të luftimit, parandalimit e në veçanti mbrojtjes së viktimave të trafikimit me qenie njerëzore.

Si kryeministri Albin Kurti ashtu edhe presidentja Vjosa Osmani janë zotuar se institucionet e vendit do të punojnë me përkushtim edhe më të madh dhe në bashkërendim me mekanizmat evropian në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.

Që kjo të jetë më e lehtë dhe më efikase, ata, kanë kërkuar mbështetje për anëtarësim në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar.

Kurti tha se vetëm këtë vit në Kosovë janë shënuar 15 viktima të trafikimit, 14 prej të cilave janë vajza, ku 11 janë të mitura.

Sipas tij, 11 nga viktimat janë shfrytëzuar për prostitucion të detyruar, tre për punë të detyruar e një për kërkim-lëmosh.

“Si numra mund të mos duken shumë, por pas këtyre numrave kemi emra e mbiemra, kryesisht fëmijë. Prandaj luftimi i këtij krimi është urgjent e i domosdoshëm”.

“Eliminimi është i vështirë por angazhimi i qeverisë është që të bëjë përpjekje maksimale në plotësimin e standardeve që kërkohen në fushën e luftimit të trafikimi me qenie njerëzore”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai tha se viktimat e trafikimit me njerëz janë vendase e të huaja, ku siç tha, trafikohen me premtime për martesë e punësim si valltare e këngëtare dhe i detyrojnë ato për trafikim seksual në shtëpi, klube nate e sallone masazhi.

“Detyrë e jona si qeveri mbetet luftimi e adresimi i arsyeve kryesore të trafikimit, siç janë varfëria, zhvillimi i dobët ekonomik, niveli i ulët i edukimit e vetëdijes”.

“Për këtë, si qeveri kemi plane konkrete për investime në ekonomi e në edukim, por edhe mbrojtje e siguri për të gjithë e në veçanti për grupet më të cenueshme”, është shprehur Kurti.

Më tej, i pari i qeverisë tha se që nga viti 2021 në lidhje me këto veprimtari të kundërligjshme janë arrestuar 353 persona.

“Që nga viti 2021 e deri më sot, për veprat penale të kësaj natyre janë arrestuar 353 persona të dyshuar dhe janë ngritur 128 kallëzime penale ndaj 257 personave të përfshirë”.

“Kurse, për periudhën e njëjtë, vetëm për trafikim me njerëz janë arrestuar 68 persona, janë ngritur 31 kallëzime penale ndaj 80 personave të përfshirë”, është shprehur Kurti.

Osmani kërkon nga institucionet vëmendje më të lartë në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Gjithashtu lexoni:

Ngrihet aktakuzë, i mori gati 2 milionë euro për vila që s’i ndërtoi

LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese për bllokadën në kuvend

Statovci: Me këtë fuqi që ka, NISMA s’mund ta marrë kryetarin e kuvendit

Vetëvrasja e një personi në qendrën e paraburgimit në Suharekë, suspendohen rreshteri dhe dy policë

Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë

Kosova News 18/10/2022 18/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Ngrihet aktakuzë, i mori gati 2 milionë euro për vila që s’i ndërtoi
15:41 -04/07/2025
LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese për bllokadën në kuvend
14:59 -04/07/2025
Statovci: Me këtë fuqi që ka, NISMA s’mund ta marrë kryetarin e kuvendit
14:30 -04/07/2025
Vetëvrasja e një personi në qendrën e paraburgimit në Suharekë, suspendohen rreshteri dhe dy policë
14:04 -04/07/2025
Murati: Opozita po pengon rritjen e kapaciteteve në KEK
13:59 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?