KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti pret që QUINT-i e BE-ja ta dënojnë ashpër djegien e lokaleve të nënkryetares së Zveçanit
Politikë

Kryeministri Kurti pret që QUINT-i e BE-ja ta dënojnë ashpër djegien e lokaleve të nënkryetares së Zveçanit

Kosova News
Kosova News 15:09 -08/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për rastin e djegies së lokaleve të nënkryetares së Komunës së Zveçanit duke theksuar se ambasadorët e QUINT-it dhe shefi i zyrës së BE-së ta dënojnë ashpër këtë “akt kriminal, terrorist e qyqar”.

“Shpresojmë që edhe ambasadorët e Quintit dhe shefi i Zyres së BE-së, z. Tomas Szunyog, do ta dënojnë ashpër këtë akt kriminal, terrorist e qyqar”, ka thënë ai.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, kryeministri Kurti ka thënë se pikërisht me 8 Mars, “elemente kriminale në Zveçan zgjodhën e rizgjodhën dhunën, terrorin dhe sulmin, kësaj radhe ndaj pronës private, dyqanit të nënkryetares Tomaniq”.

“Ky duket të jetë “urimi” i tyre për 8 Mars për nënkryetaren Tomaniq dhe për të gjithë serbët që duan integrimin në Kosovë, çlirimin nga struktura kriminale që kërcënojnë dhe pavarësimin nga Beogradi zyrtar që i shantazhin”, ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.

Sipas tij, Dita Ndërkombëtare e Grave shënohet me mirënjohje, përkujdesje, dashuri e angazhim të përbashkët për barazi, e jo me dhunë e terror.

“Përgjigjja ndaj akteve të tilla dhe personave përgjegjës është sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës.  Kurse ndaj serbëve të Kosovës që vazhdojnë të përballen me dhunën fizike e psikologjike dhe kërcënimet e vazhdueshme, është mbështetja e inkurajimi për të plotësuar deri në fund vullnetin e tyre”, ka shkruar tutje Kurti.

Pas rastit të djegies së lokaleve të saj, nënkryetarja e Zveçanit, Natasha Tomaniq ka theksuar dyshimet e saj se akti mund të ketë qenë përgjegjësi i Listës Serbe ose “Brigada e Veriut”.

Ajo për Dukagjinin ka thënë se Lista Serbe dhe “Brigada Veriut” janë ata që kundërshtojnë përpjekjet e serbëve për të punuar në institucionet e Kosovës.

“Është e çuditshme si Lista Serbe kundërshtojnë punën në institucionet kosovare kur janë ata vet që po bëjnë thirrje që të bëhen pjesë e këtyre institucioneve”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se kjo nuk e frikëson dhe nuk do ta ndalë punën e saj si nënkryetare, madje do të punoj që këto objekte të jenë edhe më të mëdha se sa janë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në orët e para të së premtes.

Nënkryetarja e Zveçanit dyshon se Lista Serbe e “Brigada e Veriut” i kanë djegur lokalet

Gjithashtu lexoni:

Digjen disa vetura në parking në Breg të Diellit, nuk raportohet për të lënduar

Aksident trafiku në Deçan, lëndohen tre persona

Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin

Komandanti i KFOR-it drejton një ceremoni të dorëzimit të detyrës në kampin ‘‘Film City’’

VV në Prizren me aksion simbolik pas arrestimit të zyrtarës së urbanizmit: Komuna është shndërruar në vatër të krimit ndërtimor

Kosova News 08/03/2024 08/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
scattered clouds
27° _ 25°
45%
6 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Digjen disa vetura në parking në Breg të Diellit, nuk raportohet për të lënduar
22:59 -20/06/2025
Aksident trafiku në Deçan, lëndohen tre persona
22:48 -20/06/2025
Në kohën kur po zhvillon luftë me Izraelin, Irani goditet edhe nga tërmeti
22:16 -20/06/2025
Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin
21:09 -20/06/2025
Vasfije Krasniqi tregon historinë në OKB: Drejtësia është detyrim
20:37 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?