KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti përkujton dëshmorët Hyzri Tallën, Afrim Maliqin e Ilir Durmishin në 25-vjetorin e rënies
Politikë

Kryeministri Kurti përkujton dëshmorët Hyzri Tallën, Afrim Maliqin e Ilir Durmishin në 25-vjetorin e rënies

Kosova News
Kosova News 15:03 -02/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka bërë sot homazhe në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, në nderim të dëshmorëve të kombit Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi në 25-vjetorin e rënies së tyre heroike.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se më 2 dhjetor 1998, këta tre veprimtarë nga Llapi, po e kryenin detyrën e radhës në Prishtinë, mes aktiviteteve të tyre ilegale për çlirimin e Kosovës nga Serbia okupatore.

“Hyzriu, Afrimi dhe Iliri teksa po lëviznin së bashku në një veturë, rreth orës 16:45, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, u sulmuan duke u atentatuar nga policë specialë të Serbisë (SAJ), që u kishin rënë në gjurmë dhe e kishin përgatitur këtë aksion. Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi ranë dëshmorë për çlirimin e Kosovës, të angazhuar me tërë qenien për lirinë të cilën ne të gjallët dhe brezat e mëpastajmë e jetojmë dhe gëzojmë”, ka shkruar Kurti.

“Lavdi Hyzri Tallës, Afrim Maliqit dhe Ilir Durmishit, sot në 25-vjetorin e rënies së tyre dhe nderime për veprat e tyre të çmuara në historinë moderne të Kosovës”, ka shtuar ai. 

Gjithashtu lexoni:

Vendimtare apo një tjetër dështim? Kuvendi në tentativën e 14-të për konstituim

Peci: Vullneti ekziston, por konstituimi i Kuvendit varet nga opozita

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni

30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së

​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore

Kosova News 02/12/2023 02/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

E pazakontë në Lushnjë – dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit
10:11 -11/05/2025
Konfirmohen dy emrat e parë që do të largohen në verë nga Interi
10:04 -11/05/2025
Vendimtare apo një tjetër dështim? Kuvendi në tentativën e 14-të për konstituim
09:46 -11/05/2025
Peci: Vullneti ekziston, por konstituimi i Kuvendit varet nga opozita
09:38 -11/05/2025
Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni
23:43 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?