KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti përfaqëson Kosovën në takimin me Presidentin e Këshillit Evropian
Politikë

Kryeministri Kurti përfaqëson Kosovën në takimin me Presidentin e Këshillit Evropian

Kosova News
Kosova News 14:16 -01/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ish-kryeministër i Portugalisë, ka nisur sot zyrtarisht mandatin në krye të Këshillit si pasues i presidentit të deritashëm, Charles Michel. Ai, të martën, më 3 dhjetor, do të takojë ndaras të gjashtë liderët vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe pastaj të gjithë së bashku në një darkë pune. Kosova në takim do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.

Tre ditë pasi ka marrë edhe zyrtarisht detyrën, Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ish-kryeministër i Portugalisë, të martën më 3 dhjetor, do të takojë ndaras gjashtë liderët vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe pastaj të gjithë së bashku në një darkë pune. Kosova në takim do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.

Fillimisht, Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa në orën 16:00 do të takohet me kryeministrin Edi Rama, në 17:00 me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, në 17:30 me presidenten e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq, pastaj në orën 18:00 me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe në orën 19:00 me kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti. Pas takimeve të ndara, në orën 20:00, Costa do të shtrojë darkë pune me të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor. Në agjendën e takimeve të ndara, të cilën e ka parë Radio Kosova, nuk figuron takimi me përfaqësuesin e Malit të Zi.

Radio Kosova merr vesh se gjatë takimeve të ndara dhe darkën e punës me liderët e Ballkanit perëndimor, Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dëshiron të dërgojë sinjal se në punën e tij do ta ketë parasysh rajonin e Ballkanit Perëndimor si prioritet dhe se dëshiron të ketë raporte të rregullta me liderët e rajonit.

Takimet e ndara do jenë një mundësi e mirë që Presidenti i ri i Këshillit Evropian, të njohë personalisht secilin liderë të vendeve të rajonit, por edhe për të diskutuar rreth përgatitjes së një samiti të posaçëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohej më 18 dhjetor në Bruksel.

Zyrtarisht, ndërkaq, ka nisur punën edhe ish-kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, e cila ka pasuar Xhosef Borrellin, në pozitën e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian. Kallas në një postim në media shkroi se “është nder që do t’i ndjek hapat e politikanit të njohur spanjoll”. Jo zyrtarisht është paralajmëruar se në darkën e 3 dhjetorit do të mundë të jenë edhe zonja Kallas, por edhe Komisionerja për zgjerim, Marta Kos.

Në një rast të tillë, ky do të ishte takimi parë si i zonjës Kallas ashtu edhe i zonjës Kos me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive

Kosova News 01/12/2024 01/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?