KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti për Politico: Po veproj sipas parimit, jo me inat – BE dhe ShBA duhet t’i thonë Vuçiqit që të tërhiqet
Politikë

Kryeministri Kurti për Politico: Po veproj sipas parimit, jo me inat – BE dhe ShBA duhet t’i thonë Vuçiqit që të tërhiqet

Kosova News
Kosova News 12:07 -20/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, beson se eskalimi i situatës në veri të vendit lidhet me politikat e “gabuara” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Ai në një intervistë për prestigjiozen amerikane “Politico”, ka thënë se si BE-ja, ashtu edhe SHBA-të, duhet t’i thonë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që të tërhiqet.

“Ajo që ne shohim nga Perëndimi demokratik është një qëndrim i qartë i zbutjes. Kështu arritëm këtu. Dhe mendoj se është e rëndësishme si për BE-në, ashtu edhe për SHBA-të, t’i thonë Vuçiqit të tërhiqet”, është deklaruar Kurti në një intervistë për mediumin prestigjioz, Politico.

Në një artikull të kushtuar ngjarjeve dhe tensioneve në veri të Kosovës, i titulluar  “Si u bë kryeministri i Kosovës, armiku i flaktë i Amerikës?”, Politico shkruan se kryeministri Kurti ka arritur të pamundurën në politikën amerikane, konsensusin në mes të demokratëve dhe republikanëve.

“Fatkeqësisht për Kurtin (dhe vendin e tij), pika e marrëveshjes është se lideri i Kosovës është një politikan kokëfortë dhe nganjëherë i pamatur, i cili ka minuar përpjekjet e përbashkëta SHBA-BE për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme për paqen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Politico.

Kjo gazetë ka shkruar se Kurti ka treguar pak gatishmëri për t’u tërhequr, duke këmbëngulur se refuzimi i palëkundur i presidentit serb për të njohur sovranitetin e Kosovës dhe për t’u pajtuar me realitetet e së kaluarës së Serbisë gjatë kohës së luftës, është fajtor për krizën.

“Po veproj sipas parimit, jo me inat”, është shprehur Kurti për Politicon.

Perëndimi fajëson Kurtin për detyrimin e çështjes me kryetarët e bashkive në një moment delikat, duke kulmuar me protesta të dhunshme në zonat serbe që lanë të plagosur dhjetëra paqeruajtës të udhëhequr nga NATO.

“Në një kohë kur SHBA-ja dhe Evropa janë të fokusuara në trajtimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, gjëja e fundit që u nevojitet është një tjetër konflikt në kontinent. Kjo duket të jetë llogaritja e tyre në përpjekjen për ta forcuar Kurtin për t’u tërhequr”, shkruan më tej Politico.

Të hënën, BE-ja kërkoi që Kurti dhe Vuçiq të udhëtojnë në Bruksel për një “takim” ose do të përballen me pasoja “të dëmshme”.

Gjithashtu lexoni:

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

Kosova News 20/06/2023 20/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
49%
2 km/h
Thu
25 °C
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C

Lajmet e Fundit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?